Home / Lajme / Rajon / Në Sarandë promovohet ‘Antologjia 3’ me krijues nga Zona e bregdetit

Në Sarandë promovohet ‘Antologjia 3’ me krijues nga Zona e bregdetit

23 gusht-Ata shprehën mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga kryetari i komunës, Vladimir Kumi, për mundësimin e tre botimeve dhe për vijimësinë e kësaj pune të vlerësuar. Nga ana e tij, Vladimir Kumi ka vlerësuar penat e shumta e të spikatura të krahinës së Bregut, që i shtohen bukurisë dhe bekimit të natyrës.

Antologjia e krijuesve me origjinë nga Bregdeti i Poshtëm i Sarandës, botuar ditët e fundit me mbështetjen financiare të kryetarit të komunës së Lukovës, Vladimir Kumi, ka mbërritur në vëllimin e tretë.

Në këtë vëllim të tretë janë përfshirë poezi, prozë, ese, arte figurative, etj. Me këtë rast në një nga lokalet turistikë të Lukovës, nga botuesit Josif Papagjoni e Miho Gjini, është organizuar promovimi i kësaj antologjie. Ajo ishte konceptuar si një mbrëmje poetike në verandën e lokalit turistik, ku ishin të pranishëm edhe dramaturgu e regjisori i njohur kosovar, Ekrem Kryeziu, si dhe aktorja e Fierit, me origjinë nga Delvina, Hajrie Rondo.

Mbrëmja nisi me atmosferën poetike që ka krijuar prezantimi dhe deklamimi nga aktori Anastas Nika, në sfondin muzikor të një kitare. Prof. Josif Papagjoni, kritik arti dhe studiuesi i teatrit, Miho Gjini, Mjeshtër i Madh, u ndalën në vlerat e veçanta dhe ato që unifikojnë autorët pjesëmarrës në antologjinë nr.3 të krijuesve të Bregdetit të Poshtëm.

Ata shprehën mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga kryetari i komunës, Vladimir Kumi, për mundësimin e tre botimeve dhe për vijimësinë e kësaj pune të vlerësuar. Nga ana e tij, Vladimir Kumi ka vlerësuar penat e shumta e të spikatura të krahinës së Bregut, që i shtohen bukurisë dhe bekimit të natyrës.

Ekrem Kryeziu foli për një emërues të përbashkët të krijuesve të trojeve shqiptare. Aktorja Hajrie Rondo ka vlerësuar botimin dhe mbështetjen për mundësimin e tij dhe ka deklamuar pjesë të shkëputura prej tij. Për të pranishmit u shfaq një realizim filmik i Dhionis Papadhimitrit, që ishte një udhëtim në asetet arkeologjike dhe bukuritë natyrore të krahinës së Bregdetit të Sarandës

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *