Home / Lajme / Maqedoni / Në Shkup do të hapet qendër transitore 24-orëshe për fëmijët në rrugë

Në Shkup do të hapet qendër transitore 24-orëshe për fëmijët në rrugë

27 gusht-Krahas qendrës transitore është planifikuar që në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve të hapet edhe një qendër për përkujdese intervenuese për fëmijët në rrezik, e cila me siguri do të vendoset në hapësirat e stacionit hekurudhor.

Shkup, 27 gusht 2011 – Qendra transitore në të cilën do të strehohen fëmijët nga rruga do të hapet në Shkup në fillim të shtatorit. Qendra do të punojë 24 orë dhe do t’u ofrojë kujdes tërëditor fëmijëve nga rruga. Kompetentët presin që kjo qendër të kontribuojë me efikasitet më të madh në luftën kundër largimit të fëmijëve nga rruga.

Jankulloska paralajmëroi aktivitete të përbashkëta 24-orëshe me Ministrinë e Punës dhe Poetikës Sociale dhe intensifikim të kontrolleve të vendeve për të cilat ka informacione për dukuri të shpeshtë të delikuencës së të miturve.

Krahas qendrës transitore është planifikuar që në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve të hapet edhe një qendër për përkujdese intervenuese për fëmijët në rrezik, e cila me siguri do të vendoset në hapësirat e stacionit hekurudhor.

Sipas Ministrisë të Punës dhe Politikës Sociale, në periudhën e kaluar prej tre viteve në qendrat ditore për fëmijët në rrugë janë strehuar më shumë se 631 fëmijë. I është marrë e drejta prindërore dy familjeve, ndërsa në zhvillim është edhe procesi për marrjen edhe të dy familjeve të tjera. Vitin e kaluar kundër 119 personave janë marrë masa të llojeve të ndryshme për uljen e delikuencës së të miturve në Shkup. Janë parashtruar 30 padi penale dhe 42 padi për kundërvajtje

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *