Home / Lajme / Maqedoni / Në Uzurmisht për 10 ditë janë vjedhur 4 shtëpi

Në Uzurmisht për 10 ditë janë vjedhur 4 shtëpi

Tetovë, 29 gusht-Muhamed Zylbehari, ish kryetar i bashkësisë lokale në fshatin Uzurmishtm është shprehur se, kohëve të fundit në tërë rajonin janë shtuar vjedhjet ndërsa ka kërkuar që të ndërmeren masa nga ana e kompetentëve për këto raste që të gjenden vjedhësit

-Fshati Uzurmisht vërshohet nga vjedhjet. Banorë të këtij fshati janë ankuar se brenda 10 ditëve kanë ndodhur 4 vjedhje që është shumë shqetësuese për këta banorë.

Ata kanë theksuar për gazetën Koha, se dukuria e vjedhjeve është paraqitur kohëve të fundit dhe ka marrë përmasa të mëdha, duke kërkuar kontrolle më të shpeshta të policisë në këtë rajon.

Muhamed Zylbehari, ish kryetar i bashkësisë lokale në fshatin Uzurmishtm është shprehur se, kohëve të fundit në tërë rajonin janë shtuar vjedhjet ndërsa ka kërkuar që të ndërmeren masa nga ana e kompetentëve për këto raste që të gjenden vjedhësit.

Ndërkohë që Policia e Tetovës ka konfirmuar vjedhjet dhe kanë bërë të ditur se pas hetimeve të kryera nga ana e Policisë janë marrë masa në lidhje me vjedhjet që kanë ndodhur këtyre ditëve në fshatin Uzurmisht.Bëhet fjalë për tre vjedhje të rënda në shtëpi private si dhe një tentim për vjedhje në një shtëpi poashtu private.

Në këto vjedhje, personat e panjohur kanë marrë me vete sipas rrëfimit të palëve të dëmtuaar rreth 12 mijë euro flori të ndryshëm. Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, ka informacione të caktuara rreth kryerësve të mundshëm të vjedhjeve.
“Janë ftuar dhe është biseduar me disa persona, bëhen analiza të gjurmëve dhe së shpejti pritet të ketë rezultate konkrete në drejtim të zbulimit të hajnave”, tha Marjan Josifovski, zëdhënës I Policisë së Tetovës.

Banorët e rajonit të Uzurmishtit janë shprehur se një kohë të gjatë shumë rrallë e shohin policinë në teren.Sa i përket prezencës më të madhe të policisë në atë rajon, në çka kanë insistuar qytetarët, në atë plan ësht duke u vepruar në mënyrë adekuate, me ç`rast presim një bashkëpunim më të madh dhe përkrahje nga ana e qytetarëve , thonë në Policinë e Tetovës.

Vjedhjet janë shtuar kohëve të fundit edhe në më shumë rajone të Pollogut, ku cak i hajnave është floriri ndërsa vetëm një javë më parë në fshatin Sllatinë nga një shtëpi janë vjedhur arë në vlerë prej 10 mijë eurove. Nga policia e Tetovës apelojnë që mos lihen hapur dyert dhe dritaret e shtëpive pasi në këtë mënyrë ua lehtësojnë punën hajnave që veprojnë në këto rajone.

Sipas tyre, gjatë verës shumica e familjeve janë në pushime ose në ahengje të ndryshme dhe në këtë mënyrë shumë shtëpi janë të shprazura dhe këtë e shfrytëzojnë vjedhësit.

Duke marrë parasysh shtimin evjedhjeve nëpër ambiente familjare, SPB-ja e Tetovës apelon deri tek të gjithë qytetarët të jenë më të kujdesshëm në momentet kur lëshojnë shtëpitë e tyre pasi që në këtë mënyrë mund të parandojnë vjedhjet eventuale.(U.H)

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *