Home / Lajme / Botë / Një karvan sekret prej gjashtë mercedesëve e ka kaluar kufirin e Libisë me Algjerinë

Një karvan sekret prej gjashtë mercedesëve e ka kaluar kufirin e Libisë me Algjerinë

27 gusht- Hana, vajza e adoptuar e Muamar Gadafit e konsideruar si e vdekur pas bombardimeve të SHBA-së në vitin 1986, në fakt mund të jetë gjallë, ndërsa deri tani ka punuar dhe jetuar në Tripoli.

Disa dokumente të gjetura në bunkerin e Gadafit në Tripoli tregojnë se vajza është rritur duke studiuar mjekësinë, ndërsa ka mësuar edhe anglisht nëpërmjet British Kansëll në Tripoli.
Dokumentat janë gjetur në një dhomë të bunkerit, e cila mendohet se ishte dhoma e Hanës.Sipas “Ajrish tajms””, shumë prej libianëve kanë dyshuar se ai e ka përdorur vdekjen e vazjës së tij për të përkrahur idenë se ajo ishte një viktimë e agresionit ushtarak perëndimor.
Ndër sendet e zbuluara në dhomën e saj janë; vërtetim e kontrolli në një nga fakultetet e mjekësisë në Libi, e nënshkruar “Hana Muamar Gadafi”, në gjuhën arabe dhe një fotografi me vajzën tjetër të Gadafit, Aisha.

Dokumentet janë gjetur nga korrespondenti i “Ajrrish tajms”, i cili ka treguar se në momentin e gjetjes së fotografive një nga rebelët ka bërtitur “Është Hana, Hana vajza e Gadafit”

Kajro-Karvan prej gjashtë automjeteve të blinduara të llojit “Mercedes” kanë hyrë në Algjeri nga Libia, ndërsa tani për tani nuk është bërë e ditur se kush ka udhëtuar me të, por kjo informatë i nxit spekulimet se është e mundur që me të të kenë udhëtuar përfaqësues të lartë libianë, por edhe vetë lideri libian Moamer Gdafi, me djemtë e tij.

Përfaqësuesit algjerianë tani për tani nuk e kanë konfirmuar informatën.

Një burim i këshillit kryengritës ushtarak në qytetin Gadamis, në kufirin e Libisë me Algjerinë, deklaroi se karvani me automjete të blinduara e ka kaluar kufirin dje në mëngjes.

Kryengritësit nuk kanë mundur t’i ndalin automjetet, të cilat kanë qenë “nën mbrojtjen e komandantit të njësitit ushtarak nomad të shkretëtirës, i cili duket se ka vepruar në kohën e Gadafit”.

Kryengritësit libianë dje deklaruan se gjithnjë e më shumë i hyjnë në gjurmë Gadafit. Nga fillimi i ofensivës kundër Tripolit u paraqitën disa zëra për lokacionin në të cilin gjendet lideri libian, ndërsa pohohej se madje edhe ka ikur në Tunizi. Hana, vajza e adoptuar e Muamar Gadafit e konsideruar si e vdekur pas bombardimeve të SHBA-së në vitin 1986, në fakt mund të jetë gjallë, ndërsa deri tani ka punuar dhe jetuar në Tripoli.

Disa dokumente të gjetura në bunkerin e Gadafit në Tripoli tregojnë se vajza është rritur duke studiuar mjekësinë, ndërsa ka mësuar edhe anglisht nëpërmjet British Kansëll në Tripoli.

Dokumentat janë gjetur në një dhomë të bunkerit, e cila mendohet se ishte dhoma e Hanës.

Sipas “Ajrish tajms””, shumë prej libianëve kanë dyshuar se ai e ka përdorur vdekjen e vazjës së tij për të përkrahur idenë se ajo ishte një viktimë e agresionit ushtarak perëndimor.

Ndër sendet e zbuluara në dhomën e saj janë; vërtetim e kontrolli në një nga fakultetet e mjekësisë në Libi, e nënshkruar “Hana Muamar Gadafi”, në gjuhën arabe dhe një fotografi me vajzën tjetër të Gadafit, Aisha.

Gjithashtu, një certifikatë e British Kansëll, e lëshuar më datë 19 korrik 2007, e cila tregonte se Hana ka arritur nivelin A të njohurive në anglisht.

Dokumentet janë gjetur nga korrespondenti i “Ajrrish tajms”, i cili ka treguar se në momentin e gjetjes së fotografive një nga rebelët ka bërtitur “Është Hana, Hana vajza e Gadafit”

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *