Home / Sport / Nuhiu para firmosjes me Teteksin

Nuhiu para firmosjes me Teteksin

‘Teteksi ofron kushte shumë të mira dhe çdo kush do të kishte pranuar pa problem ofertën e tyre. Unë vet e kam potencuar dhe po e përsëris se kam luajtur në shumë skuadra dhe kam fituar të tjerë tituj, por këtë me Shkëndijën e vendos në plan të parë. Tani kur mendoj të jem në anën tjetër më kaplon një ndjenjë jo-komode, mirëpo nga ana tjetër unë nga futbolli jetoj dhe nga kjo punë nxjer kafshatën e bukës. Edhe përkundër dëshirës time të madhe për të qëndruar te Shkëndija, drejtuesit nuk kishin interesim të vazhdojmë bashkupunimin, kështu që unë nuk kam zgjedhje tjetër’, deklaroi ish-futbollisti i Shkëndijës, Ardian Nuhiu.

Mesfushori shkupjan Ardian Nuhiu është shumë pranë firmosjes me skuadrën tetovare Teteksin, të cilët ditëve të fundit kanë shprehur interesim të madh për të angazhuar ish-futbollistin e Shkëndijës. Nuhiu ishte pjesë e kampionëve vitin e kaluar, duke bartur një pjesë të madhe të meritave për titullin e fituar. Megjithatë edhe përkundër faktit se ishte pjesë e formacionit bazë të ‘kuqezinjëve’, pas përfundimit të sezonit të dyja palët nuk gjetën gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit. Dëshira e Nuhiut ishte qëndrimi në Shkëndijë, mirëpo pritja e gjatë e tij ishte e kotë, pasi drejtuesit e skuadrës kishin plane tjera. Ky fakt bëri që Nuhiu të mbetet në një udhëkryq të madh, deri sa e ka zënë të papërgatitur oferta e Teteksit. Skuadra tjetër tetovare është në riorganizim e sipër, ndërsa drejtuesit e rrinjë për angazhimin e Nuhiut ofrojnë kushte shumë të mira finansiare. ‘Është e vërtetë se ditëve të fundit drejtuesit e Teteksit insistojnë vazhdimisht në angazhimin tim dhe të jem i sinqertë ofrojnë kushte shumë të mira’, konfirmoi interesimin e Teteksit Ardian Nuhiu, i cili edhe pse njihet si profesionist i madh, kësaj rradhe ka të ngatëruara ndjenjat e tij. Fakti që Teteksi është rival i madh i Shkëndijës, bën që Nuhiu të ndjejë një keq ardhje, pasi siç thotë ai skuadra ‘kuqezi’ ka lënë shenjë të madhe në zemrën e tij. ‘Teteksi ofron kushte shumë të mira dhe çdo kush do të kishte pranuar pa problem ofertën e tyre. Mirëpo unë vet e kam përjetuar atë çka ndjejnë tifozët e Shkëndijës për Teteksin dhe sa vlen një fitore kundër tyre. Shënova gol në fitoren e fundit të Shkëndijës kundër Teteksit dhe ajo ndjenjë ishte e papërshkrueshme, nga fakti se ‘Ballistëve’ u dhuruam fitore kundër Teteksit pas një kohe të gjatë. Qëndrimi në Shkëndijë më ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrën time të cilat s’do i haroj kurrë. Unë vet e kam potencuar dhe po e përsëris se kam luajtur në shumë skuadra dhe kam fituar të tjerë tituj, por këtë me Shkëndijën e vendos në plan të parë. Tani kur mendoj të jem në anën tjetër më kaplon një ndjenjë jo-komode, mirëpo nga ana tjetër unë nga futbolli jetoj dhe nga kjo punë nxjer kafshatën e bukës. Edhe përkundër dëshirës time të madhe për të qëndruar te Shkëndija, drejtuesit nuk kishin interesim të vazhdojmë bashkupunimin, kështu që unë nuk kam zgjedhje tjetër’, foli Nuhiu, disi i kapluar nga emocionet. Ardian Nuhiu është ndër futbollistët më me përvojë në kampionatin e Maqedonisë, ndërsa përveç Shkëndijës ka luajtur edhe te Vardari, Metalurgu, Rabotniçki, Slloga Jugomagnati, ndërsa karierën e ka nisur te Shkëndija e Haraçinës. Ka edhe karierë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur në disa skuadra të jashtme, ndërsa vitin e fundit me sukses u paraqit te Shkëndija, me të cilët fitoi titullin e kampionit. Largimi nga tabori ‘kuqezi’ nuk preferohej nga ai, mirëpo Nuhiu pranon se largimet janë normale në futboll. Kishte oferta nga Shqipëria, klube të Maqedonisë dhe nga skuadra të jashtme, mirëpo duket se Teteksi është më insistues në këtë drejtim dhe për momentin janë shumë pranë sigurimit të shërbimeve të Ardian Nuhiut.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *