Home / Lajme / Botë / Obama shpalli gjendje të katastrofës së madhe natyrore në Nju-Jork dhe Karolinën Veriore

Obama shpalli gjendje të katastrofës së madhe natyrore në Nju-Jork dhe Karolinën Veriore

31 gusht-Tre ditë pas kalimit të uraganit, ekipet shpëtuese vazhdojnë të përpiqen të arrijnë deri te mijëra amerikanë, të cilët ende janë të bllokuar nga bota për shkak të përmbytjeve

Presidenti amerikan Barak Obama sot shpalli gjendje të katastrofës së madhe natyrore në Nju-Jork dhe Karolinën Veriore – tre ditë pas kalimit të uraganit Ajrin, i cili e shkaktoi vdekjen e të paktën 43 personave në bregdetin lindor të SHBA-së.

Vendimi dha mundësi që të zhbllokohen mjete nga buxheti federal për operacione shpëtuese në këto dy shtet, të cilat posaçërisht u goditën nga stihia. Është e mundur që Ajrin të ketë shkaktuar dëme midis pesë dhe shtatë miliardë dollarë.

Tre ditë pas kalimit të uraganit, ekipet shpëtuese vazhdojnë të përpiqen të arrijnë deri te mijëra amerikanë, të cilët ende janë të bllokuar nga bota për shkak të përmbytjeve.

Në një numër të madh të vendbanimeve furnizimi me energji elektrinke ende nuk është ripërtërirë.

Sipas të dhënave zyrtare uragani e ka shkaktuar vdekjen e të paktën 43 personave në 11 shtete amerikane, duke përfshirë shtatë në Nju-Xhersi dhe tetë në shtetin Nju-Jork. Ajrin mori pesë viktima në ishujt Karaibe dhe një në Kanada. Me këtë numri i përgjithshëm i viktimave si rezultat i katastrofës natyrore është të paktën 49 persona.

Ekipet për shpëtim po përpiqen të vijnë deri te disa mijë njerëz të shkëputur nga vërshimet në disa qytete në shtetin amerikan Vermont, Nju-Xhersi dhe Nju-Jork, ndërsa sipas informacioneve më të reja numri i viktimave nga uragani Ajrin arriti në 50.

Persona zyrtarë kumtuan se viktimat nga uragani janë regjistruar në 11 shtete amerikane, tetë në shtetin Nju-Jork, shtatë në Nju-Xhersi dhe gjashtë në Karolinën Veriore. Vlerësimet janë se uragani Ajrin ka shkaktuar dëm material prej rreth shtatë miliardë dollarë.

Presidenti amerikan Barak Obama kërkoi nga persona të lartë zyrtarë që t’i shqyrtojnë masat në një pjesë të rajoneve të goditura rëndë. Rezerva urgjente të ushqimit me aeroplanë janë dërguar deri te dhjetëra grupe të njerëzve në rajonet e vërshuara njoftojnë mediat amerikane.

Autostrada kryesore për Uillmingtonin në Vermont është mbuluar me baltë, derisa shiu shkaktoi dëmtime serioze në disa pjesë të kësaj autostrade dhe në rrugë të tjera. Meteorologët kumtuan se për një ditë ka rënë shi sa për dy muaj mesatarisht.

Në disa pjesë të Nju-Xhersit dhe Nju-Jork disa shkolla dhe qendra komunale janë shndërruar për strehimore të improvizuara të Kryqit të Kuq. Miliona amerikanë janë pa energji elektrike në shtëpitë e tyre kryesisht në Virxhinia dhe Karolinën Veriore kur erërat e uraganit Ajrin ishin më të fuqishme.

Gjithashtu lexo

Arabia Saudite i hapi kufijtë për besimtarët katarianë për haxhillëkun në Mekë

Mbreti saudit Salman urdhëroi që të hapet kufiri me Katarin për qytetarët e monarkisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *