Home / Lajme / Rajon / “Oki” prangos 12 serbe për trafikim

“Oki” prangos 12 serbe për trafikim

15 gusht-Përveç 19 personave të arrestuar nga drejtoria e hetimit të trafikimit me qenie njerëzore, policia ka bërë edhe identifikimin e një viktime që konsiderohet viktimë e trafikimit, transmeton “Zëri”. Sipas drejtorit të njësisë së trafikimit, Gazmend Hoxha, operacioni i koduar “ Oki” është duke vazhduar dhe se ka gjasë të ketë bastisje dhe arrestime të tjera

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën mbrëma 19 persona, prej të cilëve 12 janë femra me nënshtetësi serbe. Personat e arrestuar në Kmetofc të Gjilanit dyshohen se kanë kryer veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore, mundësimit të prostitucionit dhe marrje me prostitucion.

Përveç 19 personave të arrestuar nga drejtoria e hetimit të trafikimit me qenie njerëzore, policia ka bërë edhe identifikimin e një viktime që konsiderohet viktimë e trafikimit, transmeton “Zëri”. Sipas drejtorit të njësisë së trafikimit, Gazmend Hoxha, operacioni i koduar “ Oki” është duke vazhduar dhe se ka gjasë të ketë bastisje dhe arrestime të tjera.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *