Home / Lajme / Rajon / Pantic: KFOR-i na ka kërkuar falje!

Pantic: KFOR-i na ka kërkuar falje!

8 gusht-“KFOR-i kështu ka pranuar se ka gabuar që është vënë në anën e shqiptarëve të Kosovës. Jam i sigurt që në të ardhmen KFOR-i do të sillet më me kujdes dhe do të ketë vigjilencë kur është fjala për kalimet administrative”, ka thënë Pantic, raporton “B92”.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës që dje ishin në Beograd, u kanë bërë thirrje qytetarëve në barrikada që duhet “të jenë me shtetin edhe nëse diçka nuk u pëlqen”.

“Kemi marrë premtimin se shteti do të na mbrojë dhe detyra jonë është që të jemi të qetë dhe unik”, ka thënë kryetari i të ashtuquajturës komunë të Mitrovicës, Krstimir Pantic.
“Shteti i Serbisë ka qëndruar fuqimisht me ne dhe na mbështetë në atë që bëjmë”, ka thënë Pantic.
Pas kthimit nga Beogradi, ku me përfaqësuesit e serbëve të veriut ka biseduar me presidentin serb Boris Tadic, ai u ka thënë qytetarëve të mbledhur në Rudare se presidenti Tadic “qëndron fuqimisht pas popullit të vetë dhe se nuk do të lejoj që dikush me dhunë të realizojë qëllimet në veriun e Kosovës”.
Ai ka shtuar se në mëngjes e ka thirrur këshilltari i komandantit të KFOR-it, i cili “i ka kërkuar falje atij dhe popullit të tij për gjithçka që ka ndodhur në ditët e fundit”.
“KFOR-i kështu ka pranuar se ka gabuar që është vënë në anën e shqiptarëve të Kosovës. Jam i sigurt që në të ardhmen KFOR-i do të sillet më me kujdes dhe do të ketë vigjilencë kur është fjala për kalimet administrative”, ka thënë Pantic, raporton “B92”.
Kryetari i të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës, Radenko Nedeljkovic, ka thënë se “president serb na ka lutur që të protestojmë vetëm në atë mënyrë që të mos biem pre e propagandave dhe luftës psikologjike që po e bënë Prishtina dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare”.
Ai ka lutur qytetarët që të kenë besim te përfaqësuesit e tyre, duke garantuar “se do të fitojnë”.
“Kemi thënë se do të marrim vendim unik, që KFOR-it tua mundësojmë lirinë e lëvizjes”, ka thënë ai, duke shtuar se populli do të qëndrojë në barrikada, që të “ndaloj çdo tentim të ROSU-s dhe KFOR-it për të marrë pikat kufitare”./

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *