Home / Sport / Para ndeshjes Renova-Shkëndija:’ Le të fitojë futbolli tetovar’

Para ndeshjes Renova-Shkëndija:’ Le të fitojë futbolli tetovar’

Renova dhe Shkëndija përballen mes veti të dielën në kuadër të javës së 5-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Dy skuadrat që bartin titujt e kampionit në dy vitet e fundit kësaj do të diskutojnë mes veti tre pikë të rëndësishme, për vazhdimin e suksesshëm të kampionatit. Takimi në fjalë zgjon interes të madh në opinion, ndërsa nga tabori i të dyja palëve dëshirojnë lojë korrekte, në të cilën le të fitojë më i miri.

Dy ditë para derbit të madh lokal të Tetovës, ku do të përballen Renova dhe Shkëndija, atmosfera ka filluar të nxehet. Këto përballje kohëve të fundit bartin me vete rivalitet të madh, ndërsa numri i madh i shikuesëve thuajse çdo herë është i garantuar. Mes veti do të përballen dy kampionët e fundit të Maqedonisë dhe ky është një magnet shtesë, për tifozët e futbollit. Fillimi i këtij sezoni i ka gjetur të dyja skuadrat pak sa të papërgatitura, ndoshta të ndikuara nga paraqitjet në Evropë. Renova nga katër ndeshje ka 5 pikë, me një fitore, dy barazime dhe një disfatë, ndërsa Shkëndija ka një pikë më shumë, pasi ka regjistruar dy fitore si vendas dhe dy herë ka humbur në cilësi të mysafirit. Tani të dyja ekipet kërkojnë suksesin e rradhës, për të lënë pas krizën fillestare. Renova në këtë ndeshje vjen pas barazimit pa gola në fushë të Vardarit, ndërsa Shkëndija javën e shkuar ‘shkeli’ Napredokun. ‘Është derbi i madh lokal dhe ne mezi e presim këtë përballje. Është disi ndryshe nga ndeshjet tjera, pasi ka shumë tifozë, shumë rivalitet dhe zakonisht përballje të këtilla përcillen me futboll cilësorë. Ne këto ditë me trajnerin e ri kemi provuar të ngrejmë nivelin e lojës dhe me optimizëm hyjmë në këtë përballje. Shkëndija ka ekip shumë cilësor, por ne do luajmë për fitore. Megjithatë më e rëndësishme është që të ketë atmosferë dhe lojë korekte ku në fund më të mirit t’i urohet suksesi’, deklaroi futbollisti i Renovës, Argjend Gafuri. Renova prej të martën ka trajner të ri, pasi Vllatko Kostov është rrikthyer në timonin e xhepçishtasve. Ndërkohë Shkëndija në atmosferë të qetë është duke u përgatitur për këtë sfidë. ‘Kuqezinjtë’ me fitoren dhe paraqitjen e fundit paralajmëruan dalje nga kriza, duke arritur goldiferencë 10:0 në takimet me Napredokun dhe Ohrid Loten në Kupë. Tani i pret sfida me Renovën, ku kërkohet suksesi i rradhës. ‘Në lojën tonë u ndje një krizë e vogël, mirëpo mendoj se ajo është pas neve. Takimet me Ohrin dhe Napredokun i luajtëm në stil të lartë dhe kjo na bën të besojmë se jemi në drejtim të duhur, megjithse duhet ende punë. Renova pa marë parasysh të gjitha posedon ekip cilësor dhe ne kemi respekt për ta. Mirëpo ne jemi kampionë, kemi skuadër shumë kualitative dhe kjo na imponon të shkojmë në fitore në çdo takim. Objektivi ynë nga kjo ndeshje janë vetëm tre pikët, të cilat shpresoj t’i arrijmë me lojë cilësore, në një ambient të mirë, ku më së shumti do të fitonte futbolli tetovar në përgjithsi’, u shpreh mesfushori i Shkëndijës, Izair Emini, i cili vite më parë ishte pjesë e Renovës. Shkëndija në duelin e të dielës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit shkupjan Sedat Berisha, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Napredokun. Ndeshja Renova-Shkëdija zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:30.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *