Home / Lajme / Maqedoni / Paratë ende me kisha e ikona, pa gjuhën shqipe

Paratë ende me kisha e ikona, pa gjuhën shqipe

4 gusht-Sipas tij, në kartmonedhën prej 500 denarëve vërehen elemente të antikitetit, që paraqet një provokim për grekët. Ndërsa të gjitha kartëmonedhat me vlera të tjera paraqesin anashkalim të komunitetit shqiptar dhe atij mysliman në përgjithësi, për shkak të pranisë së theksuar të ikonave kishtare,kishave dhe objekteve të tjera me karakter fetar sllavo-ortodoks por edhe prania e figurave historike sllave.

Në të gjitha kartmonedhat e Maqedonisë, duke filluar nga ato që kanë vlerë më të vogël, nuk ka asnjë element shqip.

Kartmonedhat e Maqedonisë janë problem i theksuar që është lënë në heshtje, për shkak të përjashtimit të elementeve shqiptare dhe multietnike në të.

Në të gjitha kartmonedhat e Maqedonisë duke filluar nga ato që kanë vlerë më të vogël nuk ka asnjë element shqip, nuk ka asnjë germë shqipe dhe aty nuk reflektohet asgjë përveç elementit maqedonas duke filluar nga disa ikona, elemente kishtare, dhe deri te elementet e antikitetit.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Abdylmenaf Bexheti, është i mendimit se kjo ka të bëjë me një aspekt mjaftë të rëndësishëm, mirëpo në Maqedoni sipas tij nuk janë zgjidhur gjëra elementare që të arrihet deri te kjo çështje. Ai mori si shembull kartëmonedhën zvicerane ku në dy këndet e saj është gjuha e pakicës ose e përkatësisë më të paktë pra aty janë gjuhët gjermane, frenge dhe ajo italiane.

“Megjithatë ajo është demokraci zvicerane dhe Maqedonia është shumë larg asaj demokracie duke përfshirë edhe këtë aspekt”, ka theksuar Bexheti.

Sipas tij, në kartmonedhën prej 500 denarëve vërehen elemente të antikitetit, që paraqet një provokim për grekët. Ndërsa të gjitha kartëmonedhat me vlera të tjera paraqesin anashkalim të komunitetit shqiptar dhe atij mysliman në përgjithësi, për shkak të pranisë së theksuar të ikonave kishtare,kishave dhe objekteve të tjera me karakter fetar sllavo-ortodoks por edhe prania e figurave historike sllave.

Kjo çështje duhet në të ardhmen të shqyrtohet në agjendën e partive politike, sidomos në aspektin e respektimit të përdorimit të gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë në Maqedoni, duke marrë si model shtetet e tjera perëndimore nga Zvicra, Belgjika e shtete të tjera.

Sipas ekspertëve për çështje ekonomike, një mundësi e mirë shihet përdorimi i euros si valutë unike shtetërore në të ardhmen, kështu që duke përjashtuar valutën aktuale të Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *