Home / Lajme / Maqedoni / Pasuria në duart e gjykatësve

Pasuria në duart e gjykatësve

11 gusht-Jovo Angelovski, kryetari i Gjykatës Supreme në Shkup, me gjasë është zyrtari më i pasur në vend. Pas tij, radhitet i kreu i Gjykatës Kushtetues, Branko Naumovski, ndërkohë që as gjykatësit shqiptarë nuk kanë mbetur anash. Midis gjykatësve, ka të atillë që mbajnë orë dore që kushtojnë mijëra euro dhe të atillë që nuk kursejnë për piktura artistik

Mbajnë orë dore që kushtojnë mijëra euro dhe të atillë që udhëtojnë me mjetë luksoze që kushtojnë dhjetëra mijë euro, ndërsa në emër të tyre dhe në emrin e të afërmve posedojnë banesa, shtëpi, toka bujqësore, toka ndërtimi dhe livadhe. Bëhet fjalë për punonjësit e pushtetit gjyqësor, të cilët pa dyshim se radhiten në kategorinë e qytetarëve më të pasur në vend, madje edhe para zyrtarëve të lartë shtetëror. Jovo Vangellovski, kryetari i Gjykatës Supreme, si pronë në listën anketuese ka paraqitur një banesë me sipërfaqe prej 104 metrave katrorë, e cila kushton 5 milionë denarë dhe gjendet në Shkup. Një tjetër banesë e përbashkët familjare, atij i kushton 4 milionë denarë. Edhe ajo gjendet në kryeqytet dhe shtrihet në sipërfaqe prej 78 metra katrorë. Banesa e tretë e Vangellovskit gjendet gjithashtu në Shkup. Ajo është paraqitur si pronë e përbashkët, shtrihet në 48 metra katrorë dhe është vlerësuar në 2.2 milionë denarë. Sipas të dhënave të Komisionit për Antikorrupsion, kryetari i Gjykatës Supreme ka edhe një banesë të katërt prej 32 metrave katrorë dhe është vlerësuar në 1.5 milionë denarë. Prona e paluajtshme e Vangellovskit nuk mbaron me banesat, sepse në listën anketuese, si pronë të përbashkët me bashkëshorten ai ka paraqitur edhe një hapësirë afariste prej 200 metrave katrorë, që kushton dhjetë mijë euro. Si pronë tjetër, njeriu i parë i Gjykatës Supreme ka paraqitur edhe një tokë ndërtimi me sipërfaqe prej 666 metra katrorë, e cila gjendet gjithashtu në Shkup dhe kushton 4 milionë denarë. Në pasurinë e paluajtshme të Vangellovskit, përfshihen edhe dy garazhe në Shkup, por edhe një tokë bujqësore që gjendet në Serbi dhe që kushton 2 milionë denarë. Ndërkaq, kryetari i Gjykatës Supreme udhëton me një automjet luksoz të tipit “Leksus”, i cili është vlerësuar në 1 milion denarë. Po ashtu, si pronë të përbashkët familjare, posedon një “Krajsler” që është vlerësuar në 800 mijë denarë, por edhe një “Tojota” që kushton gjysmë milion denarë. Vangellovski, si pronë të përbashkët ka paraqitur edhe letra me vlerë dhe aksione, ndërsa në bankë ka afatizuar rreth 30 mijë euro. Për piktura artistike, Vangellovski ka harxhuar 5 mijë euro, ndërsa vetëm një orë dore i kushton mbi 3 mijë euro. Safet Aliu, zëvendëskryetar i Gjykatës Supreme, si pronë personale në listën anketuese ka paraqitur një tokë bujqësore me sipërfaqe prej 580 metrave katrorë në fshatin Sedllarcë e Sipërme, por edhe një shtëpi me oborr me sipërfaqe prej 208 metrave katrorë. Një tjetër shtëpi me oborr që gjendet në të njëjtin fshat shtrihet në 356 metra katrorë, ndërsa një tokë bujqësore shtrihet në 62 mijë metra katrore. Si pronë të përbashkët familjare, Aliu ka paraqitur një banesë në Tetovë që shtrihet në 67 metra katrorë që kushton 31 mijë euro. Në emrin e fëmijëve, ai ka paraqitur një banesë po ashtu në Tetovë, e cila është vlerësuar në 24 mijë euro, por edhe një hapësirë afariste prej 50 metrave katrorë, që kushton 50 mijë euro. Gjykatësi Faton Paçuku, si pronë të përbashkët në listën anketuese ka paraqitur një banesë në Shkup që kushton 42 mijë euro. Si pronë personale, ka paraqitur edhe një shtëpi në Dibër, që shtrihet në 125 metra katrorë dhe që kushton 160 mijë euro. Ai udhëton me një “Tojota”, ndërsa fëmijët e tij me “Opel Astra”. Gjykatësi Paçuku në emrin e tij ka marrë edhe një kredi në shumë prej 20 mijë euro. Në emrin e së shoqes, ai ka paraqitur një firmë. Kolegu i tij, Zirap Limani, si pronë personale në listën anketuese ka paraqitur një tokë ndërtimi në Gostivar, e cila është vlerësuar në 640 mijë denarë, por edhe një banesë në Gostivar, e cila shtrihet në 75 metra katrorë që kushton 1.5 milionë denarë. Ai udhëton me “Shkoda Felicia”. Gjykatës?? ? Gjykatës Supreme, Besa Ademi, si pronë personale ka paraqitur një banesë me garazh që shtrihet në 61 metra katrorë dhe që gjendet në Shkup. Në emrin e të shoqit, ajo ka paraqitur një pjesë shtëpie me sipërfaqe prej 228 metra katrorë që gjendet në Shkup. Ajo udhëton me një “Ford” që kushtin rreth 15 mijë euro, ndërsa “Opeli” i të shoqit kushton 10 mijë euro. Bashkëshorti i saj, në “Stopanska Banka” ka një librezë kursimesh me 3.5 milionë denarë. Në emrin e bashkëshortes së gjykatësit, figuron edhe një kredi në shumë prej 10 mijë euro. Po ashtu bashkëshorti i saj është pronar i një firme. Kolegu i tyre, Faik Arsllani në emrin e tij posedon një shtëpi që kushton 1.8 milion denarë që gjendet në fshatin Gradec. Si pronë të përbashkët, ai ka paraqitur një tokë me sipërfaqe prej 54 metrave katrorë, në të njëjtin fshat, ndërsa oborri i kushton gjysmë milion denarë. Ai udhëton me “Opel Astra” dhe njëkohësisht rezulton të ketë marrë një kredi në shumë prej 10 mijë euro. Ismail Dardhishta, një nga dy gjykatësit shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese, ka paraqitur një shtëpi që gjendet në fshatin Vizbeg të Shkupit. Ajo shtrihet në 144 metra katrorë dhe kushton 4.5 milionë denarë. Dardhishtës, një milion denarë i kushton oborri që shtrihet në 650 metra katrorë. Në emrin e së shoqes, Dardhishta ka paraqitur një “Mercedes” që kushton pesë mijë euro. Kolegia e tij ose gjykatësja shqiptare në Gjykatën Kushtetuese, Gëzime Starova, si pronë personale ka paraqitur një banesë në Shkup që kushton rreth 2.9 milionë denarë. Po ashtu, ajo ka paraqitur edhe një banesë në emrin e të shoqit, e cila është vlerësuar në 5 milionë denarë dhe gjendet në Shkup. Bashkëshorti i Gëzime Starovës ka edhe një tjetër banesë në Strugë, e cila shtrihet në 39 metra katrorë dhe është vlerësuar në 1.2 milionë denarë. Ajo dhe familja e saj gjithashtu posedojnë disa llogari bankare në të cilën ka mbi 20 mijë euro. Ndërkaq, shumë i pasur rezulton të jetë kryetari i kësaj gjykate, Branko Naumovski. Sipas të dhënave të paraqitura në listën anketuese. Atij, 300 mijë euro i kushton vetëm një hapësirë toke që e ka në rajonin e Kërçovës. Si pronë të përbashkët familjare, Naumovski ka paraqitur gjysmën e një banese, e cila është vlerësuar në 10 mijë euro. Si pronë personale e Naumovskit figuron edhe një shtëpi që shtrohet në 210 metra katrorë dhe që kushton 250 mijë euro. Po në emrin e tij, figuron edhe një banesë në Shkup me sipërfaqe prej 73 metra katrorë, që kushton rreth 60 mijë euro. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në fshatin Kuçkovë të Shkupit posedon një tokë që kalon mbi një mijë metra katrore. Ai ka harxhuar tre mijë euro për piktura artistike, ndërsa në familjen e tij, çdo muaj derdhen nga 1. 400 euro si rroga mujore. Ndërkaq, familja e tij ka marrë një kredi prej 40 mijë eurosh, ndërsa nëemrin e tij janë marrë 15 mijë euro. Në kategorinë e qytetarëve të pasur renditet edhe Aleksandra Zafirovska, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, e cila kontrollon punë e gjykatave vendase. Zafirovska, në listë anketuese si pronë të përbashkët familjare ka paraqitur një banesë në Tetovë, por edhe një shtëpi pushimi që gjendet në Kodrën e Diellit, me sipërfaqe prej 55 metra katrorë. Si pronë të përbashkët, ajo ka paraqitur edhe një tokë ndërtimi në Tetovë, me sipërfaqe prej 2.600 metra katrorë. Ndërkaq, në emrin e bashkëshortit të saj, figuron një banesë në Tetovë që shtrihet në 83 metra katrorë. Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Nexhat Ajro, si pronë personale ka paraqitur një shtëpi prej 200 metrave katrorë që gjendet në Dibër dhe që kushton 3.1 milionë denarë. Ai, gjithashtu posedon edhe një pjesë shtëpie në Strugë, e cila kushton 3 milionë denarë. Në emrin e tij figuron edhe një shtëpi tjetër në Strugë, me sipërfaqe prej 120 metrave katrore, që është vlerësuar në 9.9 milionë denarë. Kolegu i tij, Mersel Pajaziti, në listën anketuese ka paraqitur 3.500 metra katrorë tokë në rajonin e Tetovës, por edhe një hapësirë afariste në Tetovë, që është vlerësuar në 1.1 milionë denarë. Gjithashtu, në emrin e tij figuron edhe një shtëpi me oborr, me sipërfaqe prej 460 metrave katrorë, që është llogaritur në 2.7 milionë denarë. Po ashtu, Pajaziti posedon edhe një shtëpi pushimi në Kodrën e Diellit, me sipërfaqe prej 60 metra katrorë. Ai udhëton me një “Golf” që i kushton 5 mijë euro. Kolegu i tij, Vedat Veli, si pronë personale ka paraqitur një shtëpi me oborr në Shkup, me sipërfaqe prej 470 metrave katrorë, por edhe një banesë prej 70 metra katrorë. Në emrin e të shoqes, ai ka paraqitur gjysmën e një banese në Shkup. Rezulton të ketë marrë një kredi prej 10 mijë euro, ndërsa si pronë të përbashkët ka paraqitur 25 mijë euro kesh. Bujar Sabriu, një nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor, si pronë personale ka paraqitur një tokë bujqësore që kushton 2 milionë denarë dhe që shtrihet në një sipërfaqe prej në mbi 4 mijë metra katrorë në fshatin Pirok. Në ndërtim e sipër, ai në të njëjtin fshat ka një shtëpi prej 210 metra katrorë, që vlerësohet në një milion denarë. Në emrin e prindërve të tij, figuron një tjetër shtëpi në Pirok me sipërfaqe prej 100 metra katrorë. Sabriu rezulton të ketë marrë 13 mijë euro kredi. Bashkim Besimi, një tjetër shqiptar në Këshillin Gjyqësor, në listën anketuese ka paraqitur një tokë në Pirok që shtrihet në mbi 6000 metra katrore. Po ashtu, ai në Tetovë ka një shtëpi prej 332 metrave katrorë, e cila vlerësohet në mbi 12 milionë denarë. Besimi gjithashtu posedon edhe livadhe në fshatin Bogovinë, që vlerësohen në 5.5 milionë denarë. Ai udhëton me një “Mercedes” që kushtin mbi 2 milionë denarë ose mbi 30 mijë euro, por ka edhe një “Opel Astra” që kushton rreth 15 mijë euro.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *