Home / Sport / Peev debuton për Shkëndijën!

Peev debuton për Shkëndijën!

Në një mbedhje të jashtëzakonshme të komisionit për regjistrim, ‘kuqezinjtë’ kanë arritur ta regjistrojmë Oliver Peevin dhe i njëjti do të ketë të drejtë loje kundër Rabotniçkit.

Edhe pse fillimisht u paralajmërua se dy përforcimet e reja të Shkëndijës Peev dhe Kurtishi nuk do të kenë të drejtë loje këtë fundjavë, të ejnten erdhi një ndryshim. Në një mbedhje të jashtëzakonshme të komisionit për regjistrim, ‘kuqezinjtë’ kanë arritur ta regjistrojmë Oliver Peevin dhe i njëjti do të ketë të drejtë loje kundër Rabotniçkit. E njëjta gjë nuk ndodhi me Kurtishin, i cili do të duhet të presë për debutimin në fanellën e Shkëndijës. ‘Po për fat të mirë edhe zyrtarisht neve si staf teknik na njoftuan se mundemi të llogarisim në shërbimet e Peevit. Ky është lajm i mirë për ne, pasi do kemi më shumë zgjedhje. Kurtishi mbetet jashtë kombinimit, njëjtë si Nikitoviq, i cili ende është i lënduar. Të gjithë futbollistët tjerë janë në kombinim për lojë dhe presim që në fushë të nxjerim formacionin më të fortë’, deklaroi Erhan Selimi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *