Home / Lajme / Maqedoni / Për modernizim të ekonomive bujqësore 440 milionë denarë mbështetje

Për modernizim të ekonomive bujqësore 440 milionë denarë mbështetje

23 gusht-Nga 205 milionë denarë për këtë qëllim, 29 milionë janë për mbështetje të vreshtarisë, ndërsa 19 milionë për pemëtarinë. Me tetë milionë denarë do të bashkëfinancohen investimet në shpendari, me 36 milionë prodhimtaria e kulturave furazhe yndyrdhënëse, duhan dhe patate, me 31 milionë prodhimtaria kopshtare dhe 78 milionë denarë kulturat e drithërave.

Nga 650 milionë denarë të deritanishme mbështetje shtetërore për zhvillim të mjediseve rurale, 440 milionë janë paraparë për konkurrencë më të madhe dhe modernizim të ekonomive bujqësore.

“Me pothuajse 11 milionë euro Qeveria e mbështet zhvillimin ekonomik të mjediseve rurale. Qëllimi është rritja e efikasitetit përmes uljes së shpenzimeve dhe ngritjes së cilësisë së prodhimtarisë”, thonë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Nga 205 milionë denarë për këtë qëllim, 29 milionë janë për mbështetje të vreshtarisë, ndërsa 19 milionë për pemëtarinë. Me tetë milionë denarë do të bashkëfinancohen investimet në shpendari, me 36 milionë prodhimtaria e kulturave furazhe yndyrdhënëse, duhan dhe patate, me 31 milionë prodhimtaria kopshtare dhe 78 milionë denarë kulturat e drithërave.

Në pajtim me Programin për mbështetje financiare, gjithsej 120 milionë janë planifikuar për bashkëfinancim të projekteve për nxitje të aktiviteteve ekonomike në mjediset rurale. Ka edhe mbështetje për investime në infrastrukturën rrugore, si dhe për ndërtimin e shesheve dhe shëtitoreve në vendet me më pak se 15 mijë banorë.

Ministria me 69 milionë denarë financiarisht e ndihmon edhe formimin e kooperativave bujqësore, ndërsa me 60 milionë ndihmohet edhe marketingu. Nga këto të holla do të bashkëfinancohen edhe 20 për qind e shpenzimeve për marketing, ambalazhë dhe eksporti i verës së Maqedonisë.Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *