Home / Lajme / Maqedoni / Policia dhe pjesëmarrësit shoqërohen’ – projekt kundër dhunës në shkolla

Policia dhe pjesëmarrësit shoqërohen’ – projekt kundër dhunës në shkolla

29 gusht-Në vitin shkollor 2010/2011 MPB-ja ka regjsitruar gjithsej 57 raste të sjelljes së dhunshme nga ana e nxënësve. Prej tyre, 38 janë regjistruar në ose para shkollave të mesme, ndërsa 16 në ose para shkollave fillore. Në 42 prej këtyre rasteve ka pasur dhunë fizikë, në katër thikka, ndërsa në nëntë raste të tjera sende të rënda. Me këtë rast një nxënës e ka humbur jetën, ndërsa 68 mes të cilëve edhe një profesor janë lënduar.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes projektit të titulluar “Policia dhe nxënësit shoqërohen” do të tentojë të ndihmojë në zgjidhjen e problemit me delikuencën mes të rinjve.

“Për shkak të përballjes më efikase me dhunën në shkollat dhe sigurisë më të madhe të fëmijëve tanë, për çdo shkollë fillore dhe të mesme emëruam efektivë policor, me të cilin nxënësit, arsimtarët dhe kuadri drejtues do të kenë kontakt të drejtpërdrejt. Projekti përfshin rreth pesëqind shkolla fillore dhe të mesme, për të cilat janë të angazhuar mbi 150 efektivë të policisë”, theksoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e Misionit të OSBE-së, Ralf Andreas Bred dhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev.

Ministrja theksoi se nuk presin që vetëm me projektin e tyre të kapërcehet problemi me dhunën në shkolla dhe shtoi se për këtë do të nevijitet ndih,ë edhe nga familja si qelizë kryesore e shoqërisë.

Krahas kësaj, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Maqedoni, MPB përpunoi doracak “Polici rajonal ju këshillon” të dedikuar për popullatën më të re. Në kuadër të projektit me emër të njëjtë është paraparë që nëpunës lokalë policorë gjatë vitit t’i vizitojnë shkollat dhe të bisedojnë me fëmijët për çështje të sigurisë personale.

Në vitin shkollor 2010/2011 MPB-ja ka regjsitruar gjithsej 57 raste të sjelljes së dhunshme nga ana e nxënësve. Prej tyre, 38 janë regjistruar në ose para shkollave të mesme, ndërsa 16 në ose para shkollave fillore. Në 42 prej këtyre rasteve ka pasur dhunë fizikë, në katër thikka, ndërsa në nëntë raste të tjera sende të rënda. Me këtë rast një nxënës e ka humbur jetën, ndërsa 68 mes të cilëve edhe një profesor janë lënduar.

Për shkak të efikasitet më të madh, respektivisht qasjes së efektivë përgjegjës, Ministria e Punëve të Brendshme në internet faqen e saj parashikoi mundësi për informim shtesë të të interesuarve.

Ministri Kralev theksoi se e mbështesin nismën e MPB-së për zvogëlimin e dhunës në shkolla, e cila theksoi, nuk do ta zgjidh problemin, por është shumë i rëndësishëm për tejkalimin e saj.

“Krahas policisë për kapërcimin e këtij problemi kompleks duhet të inkuadrohen edhe prindërit, nxënësit dhe arsimtarët”, tha Kralev.

Ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, Ralf Andreas Bred tha se prioritet i tyre edhe më tej do të jetë sigurimi i mbështetjes së MPB-së përzgjerimin e progamit “Bashkëpunim mes policisë dhe komunitetit”, si dhe për përforcimin e partneritetit mes policisë dhe opinionit.

Tashmë janë shtypur 1.200 ekzemplarë nga doracaku, të cilat do të distribuohen në tetë zona strategjike në vend në shkollat lokale fillore. Në mënyrë shtesë Misioni i OSBE-së sponsoroi shtypje të 100 kopjeve shtesë dygjuhësore nga doracaku në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *