Home / Lajme / Maqedoni / Policia greke ndaloi aktivistët e shoqatës “Josif Bageri”

Policia greke ndaloi aktivistët e shoqatës “Josif Bageri”

20 gusht-“Ishte veprim i pahijshëm pasi udhëheqës i grupit ishte kryetari i nderit Manojlovski me pasaportë amerikane, dhe profesori universitar e ish-deputeti Vullnet Ademi që posedon pasaportë diplomatike”, theksuan nga shoqata “Josif Bageri”.

Policia greke ka ndaluar mbrëmë në qytetin Evzoni një grup aktivistësh shqiptarë të shoqatës “Josif Bageri” nga Maqedonia.
Grupi i udhëhequr nga kryetari i shoqatës, Branko Manojlovski, ishte pjesë e ekspeditës së nisur nga Vrutoku – rrjedhë e lumit Vardar deri tek Deti Egje – në një mision simbolik kundër hasmërive dhe urrejtjes midis popullit shqiptar dhe atij maqedonas.

Policia greke, pas mbajtjes së grupit në një stacion policie në Evzoni, i ka lënë të lirë ata. Nga shoqata “Josif Bageri” njoftuan se policët grekë kishin kërkuar edhe konfiskimin e materialeve dhe kamerës.

“Ishte veprim i pahijshëm pasi udhëheqës i grupit ishte kryetari i nderit Manojlovski me pasaportë amerikane, dhe profesori universitar e ish-deputeti Vullnet Ademi që posedon pasaportë diplomatike”, theksuan nga shoqata “Josif Bageri”.

Ndërkohë, lidhur me situatën e krijuar ka pasuar reagimi nga përfaqësuesit shqiptarë në institucionet qeveritare në zyrën ndërlidhëse greke në Shkup.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *