Home / Lajme / Rajon / Presidenti Topi i dorëzoi dekretin e shtetësisë Eliza Dushkut

Presidenti Topi i dorëzoi dekretin e shtetësisë Eliza Dushkut

9 gusht- Në vijim, sipas faqes zyrtare, presidenti Topi i dorëzoi dekretin presidencial aktores së mirënjohur shqiptare të Hollivudit, e cila nga ana e saj shprehu falënderim dhe mirënjohje për pritjen nga Presidenti Topi dhe në mënyrë të veçantë nënvizoi kënaqësinë e veçantë për këtë nderimin nga ana e kryetarit të shtetit Shqiptar

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, priti sot aktoren e mirënjohur shqiptare të Hollivudit, Eliza Dushku, dhe gjatë bisedës së ngrohtë e miqësore, vlerësoi lart veprimtarinë artistike të saj si një ndër aktoret e reja të spikatura të kinematografisë botërore.

Në këtë kontekst, Kryetari i Shtetit Shqiptar vuri në dukje se vizita e zonjës Dushku në Shqipëri është pjesë e atij mesazhi pozitiv që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët si një popull vital, me tradita të hershme e kulturë të lashtë, me dëshirën dhe përkushtimin për të ecur përpara me vendosmëri e dinjitet.
“Me t’u informuar për kërkesën e zonjës Dushku për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë, të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut”, tha Presidenti shqiptar.

Në vijim, sipas faqes zyrtare, presidenti Topi i dorëzoi dekretin presidencial aktores së mirënjohur shqiptare të Hollivudit, e cila nga ana e saj shprehu falënderim dhe mirënjohje për pritjen nga Presidenti Topi dhe në mënyrë të veçantë nënvizoi kënaqësinë e veçantë për këtë nderimin nga ana e kryetarit të shtetit Shqiptar.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *