Home / Lajme / Botë / Princesha Diana, më e preferuar se nusja e djalit të saj

Princesha Diana, më e preferuar se nusja e djalit të saj

31 gusht-Diana mbetet pikë referimi për shumë britanike. Ata shprehen se nëse do të ishte gjalle, Diana do të ishte e vetmja në oborrin mbretëror me të cilën do bënin muhabet.

Është cilësuar “Mbretëresha e Zemrave”, për aftësinë e saj për të komunikuar me njerëzit, sidomos me ata që nuk kishin aq fat sa ajo.

14 vjet pas vdekjes së saj, princesha Diana vazhdon të mbretërojë.

Sipas një klasifikimi nga Daily Express ajo mbetet më e dashura për britanikët, transmeton NOA.

Dukesha e re e Kambrixh, Kejt Midellton renditet në vendin e shtatë dhe megjithëse qytetarët shprehen se e pëlqejnë për finesën dhe pamjen e saj të fisme, ajo s’ka mundur dot të jetë më e adhuruar se vjehrra e saj e ndjerë.

Diana mbetet pikë referimi për shumë britanike. Ata shprehen se nëse do të ishte gjalle, Diana do të ishte e vetmja në oborrin mbretëror me të cilën do bënin muhabet.

Ndërsa dy djemtë Herri dhe Uilliam renditen disa vende më pas në listën, e cila mbyllet me emrin e Kamilla Parker e cila është personi më fallso në pallatin mbretëror

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *