Home / Sport / Pritje madhështore për Canën e Taren

Pritje madhështore për Canën e Taren

Igli Tare dhe Lorik Cana janë pritur në mënyrë madhështore në aeroportin e Shkupit, kur numër i madh i tifozëve kishin organizuar prezencën e tyre në arritjen e skuadrës së Lacios. ‘Ballistët’ së bashku me ‘Sokolat’ dhe ‘Kastriotët’ ishin në element, ndërsa u duk se drejtuesit e Lacios mbetën të befasuar me këtë pritje të anëtarëve të tyre. Cana e Tare falemenderuan tifozët e grumbulluar, duke vlerësuar lartë respektin që u bënë.

‘Ballistët’ nuk do të ishin ‘Ballistë’ po që se në çdo moment nuk do të dinin të befasonin me lëvizje të qëlluara. ‘Maksimumi’ i tyrë në mbështetje të Shkëndijës tani më është gjë e konfirmuar, prania në ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit gjithashtu, por të mërkurën ata performuan në një moment shumë special. Siç dihet në kuadër të ndeshjes së kthimit të play-offit për Europa Ligë, mes Rabotniçkit dhe Lacios, skuadra italiane të mërkurën zbarkoi në aeroportin e Shkupit ku i priti një befasi e madhe. Dhe jo nga tifozë të Lacios, por një numër i madh i tifozëve ‘kuqezi, të cilët kishin dalë për të përshëndetur arritjen e ‘yjeve’ shqiptare të skuadrës italiane, drejtorin sportiv Igli Tare dhe kapitenin e Shqipërsi Lorik Cana. ‘Ballistët’ së bashku me ‘Sokolat’ e Dirbrës dhe ‘Kastriotët’ e Gostivarit në mënyrë të organizuar udhëtuan drejt Shkupit, ku me këngë, brohoritje dhe përkrhaje maksimale pritën ambasadorët e tyre në Itali. ‘Lorik Cana, Lorik Cana ti je krenaria, Igli Tare, Igli Tare legjenda je ti”…. Këto ishin brohoritjet kryesore të një grupi të madh të tifozëve “kuq e zi” që kishin organizuar pritje madhështore për kapitenin e kombëtares shqiptare Lorik Cana dhe për drejtorin sportiv të Lacios, Igrli Tare. Me një pritje të tillë të Canës dhe Tares, duket se mbetën të habitur drejtuesit e skuadrës së Lacios dhe bashkë lojtarët e Canës. Pas zbarkimit në Shkup, Cana është shprehur se për këtë mikpritje tifozët ‘kuqezi’ duhet t’i gëzojnë me një paraqitje të mirë kundër Francës.’ Është kënaqësi e madhe të të mbështesin tigozët, sidomos kur keni një pritje të këtillë dhe të presin shumë mirë. Është mirë që ta kryejmë punën tonë dhe mandej këta tifozë ‘kuqezi’ t’i kënaqim me Francën’. Edhe drejtori sportiv i Lacios Igli Tare u shpreh i kënaqur me pritjen e bërë në Shkup. ‘Falemenderojmë këta tifozë tanë që kanë ardhur të na përkrahin dhe të na nderojnë neve sot’. Përveç brohoritjeve dhe fanellave e shallave të shumtë ‘kuqezi’, ‘Ballistët’ dhe ‘Sokolat’ kishin përgatitur edhe dy parrolla në të cilat shkruhej: ‘ TARE & CANA, LUM SHQIPTARIA QË JU KA’ dhe ‘TARE & CANA, ËELCOME TO ILIRIDA’. Iniciativa për pritjen e yjeve shqiptar të Lacios është përshëndetur nga të gjithë anët ku banojnë shqiptar, ndërsa organizatorët me modesti shprehen se këtë u’a kanë borxh për prezentimin që u bëjnë shqiptarëve në Europë. Ndeshja mes Rabotniçkit dhe Lacios u zhvillua mbrëmë në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, ndërsa italianët pa problem kaluan më tej, pasi kishin fituar që në ndeshjen e parë me rezultatin 6:0.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *