Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet koncepti i ri elektronik për rregullimin e listave të pritjes në spitale

Promovohet koncepti i ri elektronik për rregullimin e listave të pritjes në spitale

31 gusht-Todorov theksoi se listat e pritjes nuk kanë të bëjnë me rastet urgjente, të cilat sikur edhe deri më tani menjëherë do të trajtohen, ndërsa përmes ueb faqes ose në tabelën për shpallje të institucionit (e cila do të azhurnohet në bazë ditore), personi i siguruar do të mund të verifikojë nëse ka zhvendosje të terminit paraprakisht të caktuar

Në institucionet shëndetësore nga mbrojtja spitalore dhe specialistiko-konsulltuese shëndetësore vendoset koncept i ri elektronik për rregullimin e listave të pritjes. Bëhet fjalë për sistem të ri, qëllimi i të cilit është transporti dhe rregullimi i punës së institucionit shëndetësor, i cili do të fillojë të zbatohet nga 1 janari deri në vitin 2012.

Këtë sot në konferencë për shtyp e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili theksoi se më nuk do të ketë kontroll ose incizim pa rend, sepse çdo spital do të jetë i angazhuar në mënyrë elektronike t’i publikojë listat për caktim të kontrolleve dhe çdo institucion shëndetësor do të ketë listë të kontrolleve dhe operacioneve që mund t’i kryejë, me këtë rast do të dihet edhe për sa kohë do të mund të kontrollohet ose operohet pacienti.

Ai theksoi se gjendja faktike në terren flet se praktikisht listat nuk ekzistojnë. Ato janë lista, potencoi Todorov, të regjistruara në letër, në fletore tek disa nga të punësuarit në institucionet shëndetësore dhe aspak nuk janë transparente, nuk i nënshtrohen kontrolleve dhe kjo hap mundësi të hapur për intervenim brenda në listë, si dhe mundësi për korrupsion, ndërsa e bën jotransparent edhe sistemin për veprimtari plotësuese të doktorëve.

Todorov theksoi se listat e pritjes nuk kanë të bëjnë me rastet urgjente, të cilat sikur edhe deri më tani menjëherë do të trajtohen, ndërsa përmes ueb faqes ose në tabelën për shpallje të institucionit (e cila do të azhurnohet në bazë ditore), personi i siguruar do të mund të verifikojë nëse ka zhvendosje të terminit paraprakisht të caktuar.

Në mënyrë të veçantë janë të fokusuar, siç tha, në transparencën e listave të pritjes, parandalimin e korrupsionit dhe rregullimin e punës shtesë të kuadir të doktorëve.

Për institucionet shëndetësore, të cilat nuk mbajnë listë të pritjes, ose nuk e mbajnë konform kritereve të vërtetuara me ligj, parashikohen sanksione.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *