Home / Lajme / Maqedoni / Punohet në ligjin për bankrot fizik

Punohet në ligjin për bankrot fizik

18 gusht-Rritja e borxheve, të paktën sipas statistikave të bankave dhe përmbaruesve, prej vitit në vit gjithnjë e më shumë po shtohet. Gjithashtu po rritet edhe numri i atyre të cilët janë gati për falimentim, gjegjësisht të tillë të cilët më nuk mund t’i paguajnë këstet e kredisë, llogaritë e komunaleve dhe borxhe të tjera. Së shpejti qytetarët e mbushur me borxhe do të kenë zgjedhje se si të lirohen. Kjo nëse së do të votohet ligji i cili jep mundësinë që edhe qytetarët me borxhe të mund të shpallin falimentim

– Së shpejti qytetarët e mbushur me borxhe do të kenë zgjedhje se si të lirohen. Kjo nëse së do të votohet ligji i cili jep mundësinë që edhe qytetarët me borxhe të mund të shpallin falimentim. Rritja e borxheve, të paktën sipas statistikave të bankave dhe përmbaruesve, prej vitit në vit gjithnjë e më shumë po shtohet.

Gjithashtu po rritet edhe numri i atyre të cilët janë gati për falimentim, gjegjësisht të tillë të cilët më nuk mund t’i paguajnë këstet e kredisë, llogaritë e komunaleve dhe borxhe të tjera. Jozyrtarisht flitet se po bëhen përgatitje për risi ligjore nga kjo fushë, të cilat risi brenda një muaji duhet të hynë në fuqi, ndërsa nga ana tjetër autoritetet demantojnë se mund të ketë një gjë të tillë. Ndërkaq, Ministria e Ekonomisë që nga viti i kaluar ka paralajmëruar se deri në përfundim të verës do të sillet një ligj i tillë.

Që atëherë është informuar se do të thithen përvojat nga fqinjët, Sllovenia, Rumunia edhe nga vendet e tjera evropiane, ku falimentimi personal funksionon tash më një kohë të gjatë. Në Slloveni ky ligj funksionon tash më disa vite dhe ka qindra procedura falimentimi për qytetarët. Por, ku ka frenuar e tërë procedura rreth ligjit te ne, askush nuk komenton. Nuk ka as të dhëna se cili do të jetë limiti i borxheve në bazë të të cilit mund të shpallet falimentimi, dhe as për atë se sa qytetarët janë të ngarkuar me borxhe.

Sipas përvojave nga numri i madh i vendeve në të cilat praktikohet, falimentimi ndaj personit fizik do të thotë që e tërë prona dhe mjetet luksoze të qytetarit- të falimentuar do të shkojnë në masën për falimentim dhe me ato si dhe me një të tretën e rrogës do të menaxhojë drejtori falimentues derisa tërësisht ti lajë borxhet ndaj bankave dhe kreditorëve të tjerë. Prona, makina, televizori, arat dhe çdo gjë që mund të shitet do të shitet, vetëm të paguhen borxhet ndaj bankave.

Nga Ministria e Ekonomisë më herët kanë shpjeguar se gjithkund në botë kjo dispozitë aplikohet për borxhet ndaj bankave. Falimentim mund të kërkojnë edhe fondet pensionale dhe ato shëndetësore edhe Drejtoria për të hyra publike, nëse qytetarit nuk i janë paguar detyrime më të mëdha për kontribute dhe tatime.

Pastaj personi mund të kërkojë falimentim ndaj firmës që i ka borxh dhe prej aty të paguhet. Deri tani tek ne nuk ka patur dispozitë që mund të shkaktojë falimentim ndaj personit fizik, por me pjesën e re të ligjit, i cili planifikohet së shpejti të sillet, do të jepet edhe mundësi e tillë – kanë shpjeguar para një viti ekspertët nga ekonomia

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *