Home / Lajme / Rajon / Qeveria e Kosovës e hodhi poshtë marrëveshjen mes KFOR-it dhe Serbisë

Qeveria e Kosovës e hodhi poshtë marrëveshjen mes KFOR-it dhe Serbisë

4 gusht-Përmes komunikatës për shtyp, Qeveria ka njoftuar opinionin publik se, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, “kjo draft-marrëveshje është e papranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e parealizueshme në territorin e Republikës së Kosovës”.

Qeveria e Kosovës e ka hedhur poshtë draft marrëveshjeve e re ndërmjet KFOR-it dhe pakicës serbe për kontrollin e vendkalimeve kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, e cila dëshiron të marrë kontrollin e tregtisë në kalimet kufitare, e ka vlerësuar marrëveshjen si “të papranueshme dhe të pazbatueshme.”

Përmes komunikatës për shtyp, Qeveria ka njoftuar opinionin publik se, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, “kjo draft-marrëveshje është e papranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e parealizueshme në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Qeveria e Kosovës do të respektojë në përpikmëri masat e reciprocitetit me Serbinë”, thuhet në komunikatë.

Ekzekutivi i vendit ka mirëpritur përpjekjet e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, detyra këto që, siç thuhet, janë në përputhje me mandatin që e ka KFOR-i.

“Për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e para 25 korrikut”, thuhet më tej në komunikatë.Shefi i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, deklaroi se nëse është e vërtetë se qeveria e Kosovës nuk pajtohet me marrëveshjen e arritur ndërmjet KFOR-it dhe zyrtarëve serbë, kjo “do të ishte shumë e dëmshme për stabilitetin e përgjithshëm”.

Ai mbrëmë vonë, për mediat serbe, vlerësoi se marrëvshja e arritur ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Byler, dhe zyrtarëve serbë, Borisllav Stefanoviq e Goran Bogdanoviq, “në masë të madhe është i mirë për qetësimin e situatës dhe kthim në procesin e bisedimeve”.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *