Home / Lajme / Rajon / Qeveria e Kosovës nuk e pranon marrëveshjen

Qeveria e Kosovës nuk e pranon marrëveshjen

4 gusht-Qeveria e Kosovës mirëpret përpjekjet e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, detyra këto në përputhje me mandatin që e ka KFOR-i. Për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e para 25 korrikut”, thuhet në komunikatë.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, shefi i ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq dhe ministri për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë Goran Bogdanoviq gjatë një takimi të mërkurën mbrëma kanë arritur një marrëveshje, e cila parashikon që në pikat kufitare 1 dhe 31 sistemi i tanishëm i kontrollit do të vazhdojë i pandryshuar deri në mes të shtatorit, veturat, kamionët me peshë deri në 3.5 tonë dhe kamionët që transportojnë ndihma humanitare, përfshirë edhe ushqimin, mund të kalojnë pas kontrollimit të identitetit dhe kontrollit për armë, si dhe të largohen bllokadat rrugore dhe rivendosja e lirisë së qarkullimit.

Sipas marrëveshjes të arritur në kampin e KFOR-it, “Nothin Hill” te Leposaviqi, KFOR-i mban komandën dhe kontrollin në kalimet kufitare 1 dhe 31 dhe që afati kohor i sistemit të tanishëm të kontrollit nga ana e KFOR-it në këto dy pika nëse do të jetë e nevojshme mund të vazhdojë edhe pas mesit të shtatorit.

Për bisedimet, komandanti i KFOR-it ka pasur autoritetin e plotë e të gjitha institucioneve të përfshira.

Stefanoviq dhe Bogdanoviq do ta koordinojnë marrëveshjen me presidentin e Serbisë Boris Tadiq dhe autoritetet tjera të involvuara nga pala serbe. Marrëveshja mund të implementohet gjatë ditëve në vijim, thuhet në komunikatën e KFOR-it

Pak kohë pas publikimit të marrëveshjes ndërmjet KFOR-it dhe përfaqësuesve serbë, Qeveria e Kosovës, e vlerëson të papranueshme draftmarrëveshjen e prezantuar në opinion, e arritur në mes të gjeneralit të KFOR-it, Erhard Buhler dhe zyrtarit serb, Borko Stefanoviq, të përmbledhur në tri pika.

Përmes një komunikate për media Qeveria e Republikës së Kosovës, thekson se duke respektuar në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur e autonom në vendim marrje, njofton opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar se kjo draftmarrëveshje është e papranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e parealizueshme në territorin e Republikës së Kosovës.
“Qeveria e Kosovës do të respektojë në përpikëri masat e reciprocitetit me Serbinë. Qeveria e Kosovës mirëpret përpjekjet e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, detyra këto në përputhje me mandatin që e ka KFOR-i.

Për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e para 25 korrikut”, thuhet në komunikatë.

Situata e krijuar pas informacioneve se është arritur një marrëveshje mes komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler dhe zyrtarit serb, Borisllav Stefanoviq, është sqaruar gjatë takimeve që kryeministri Hashim Thaçi ka pasur mbrëmë dhe sot me komandantin e KFOR-it.

Në një mbledhje urgjente të kabinetit qeveritar, Thaçi ka sqaruar se ka pasur takim të frytshëm me Buhlerin dhe është sqaruar situate e krijuar.
Thaçi ka thënë se shqetësimi konsiston në raportimet për një krizë humanitare në veri, për ç’gjë ai ka thënë se nëse agjencionet e Kombeve të Bashkuara konstatojnë se ka krizë humanitare, institucionet e Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojnë në çdo drejtim. “Shqetësimi ynë ndërlidhet me formuilimet e raportuara për kriza dhe nevoja humanitare. Pikë së pari në Kosovë nuk ka krizë humanitare.
Politikanët nuk janë ata që përcaktojnë se a ka krizë humanitare apo jo.
Dje në Mitrovicë të gjitha agjencionit e UN-it që merren me çështje humanitare kanë konkluduar se nuk ka asnjë lloj krize humanitare në veri. Më lejoni ta them qartë, që ne nuk i kemi braktisur në asnjë rrethanë dhe nuk do t’i braktisim qytetarët tanë në veri.

Ata janë shtetasit tanë, qytetarët tanë dhe ne do t’u dalim në ndihmë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që kemi në nivel qendror dhe nivel lokal”, ka thënë Thaçi.
Shefi i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, deklaroi se nëse është e vërtetë se qeveria e Kosovës nuk pajtohet me marrëveshjen e arritur ndërmjet KFOR-it dhe zyrtarëve serbë, kjo “do të ishte shumë e dëmshme për stabilitetin e përgjithshëm”. Ai mbrëmë vonë, për mediat serbe, vlerësoi se marrëvshja e arritur ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Byler, dhe zyrtarëve serbë, Borisllav Stefanoviq e Goran Bogdanoviq, “në masë të madhe është i mirë për qetësimin e situatës dhe kthim në procesin e bisedimeve”.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *