Home / Lajme / Botë / Qeveria ka të drejtë të marrë kontrollin në tërë Kosovën

Qeveria ka të drejtë të marrë kontrollin në tërë Kosovën

10 gusht-“Unë do t’i bëja thirrje të gjithëve që t’i respektojnë ato që janë arritur me përpjekjen e zotit Buhler mes përfaqësuesve serbë dhe autoriteteve të Prishtinës dhe të gjitha kushtet që janë në këtë marrëveshje mirëkuptimi të zbatohen sa më parë që të jetë e mundur”, ka theksuar Feith.

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës (ICO), Pieter Feith, ka thënë të mërkurën në Shtërpcë se Qeveria e Kosovës ka plotësisht të drejtë të përpiqet të marrë kontrollin në tërë territorin e Kosovës.

Këto komente Feith i ka bërë gjatë vizitës që i ka bërë Komunës së Shtërpcës, me rastin e Ditës së Komunës, ku është takuar me krerët e kësaj Komune, kryetarin Bratsilav Nikolic dhe nënkryetarin Beqir Fejzullahu, raporton Koha.

“E kam thënë edhe me datën 26 se Qeveria ka plotësisht të drejtë të përpiqet të marrë kontrollin në tërë territorin, po ashtu çka kam thënë është se Qeveria duhet të bëjë të pamundurën që të integrojë të gjitha komunitete dhe të mbrojë të drejtat individuale të secilit komunitet dhe që të punojë drejt pajtimit”, është shprehur shefi i ICO-së, duke sqaruar se marrja nën kontroll e tërë territorit nuk është çështje që ka të bëjë vetëm me funksionimin e ligjit dhe ruajtjen e pikave kufitare, por ka të bëjë edhe me sigurimin e komunitetit serb, që të ndjehen të mirëseardhur dhe të ndjehen mirë në mjediset ku ata jetojnë.

Duke iu referuar bllokadave të rrugëve në veri të Kosovës, Piter Feith u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektojnë marrëveshjet e arritura ditë më parë mes KFOR-it, autoriteteve të Prishtinës dhe serbëve.

“Unë do t’i bëja thirrje të gjithëve që t’i respektojnë ato që janë arritur me përpjekjen e zotit Buhler mes përfaqësuesve serbë dhe autoriteteve të Prishtinës dhe të gjitha kushtet që janë në këtë marrëveshje mirëkuptimi të zbatohen sa më parë që të jetë e mundur”, ka theksuar Feith.

Ndërkaq në pyetjen se çfarë do të bëhet me personat e armatosur që janë në veri, Feith ka rikujtuar edhe njëherë se përdorimi i forcës dhe dhuna është e patolerueshme. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën e përdorimin e forcës dhe të respektojnë sundimin e ligjit. Kam besim se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të përkrahë të drejtat e çdo qytetari në Kosovë, pa marrë parasysh se çfarë përkatësie është, po ashtu jam shumë i bindur se mirëkuptimi që është arritur me ndihmën e gjeneralit Buhler do të vazhdojë të jetë në fuqi në mënyrë që t’i përmirësojë gjerat atje, të mbajë situatën e qetë dhe të gjitha palët të punojnë të relaksuara, sapo të vazhdojë dialogu i nisur, i cili do të rifillojë më 5 shtator”, tha Feith.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Një koment.

  1. Students should also include life insurance, requires a claim is over the year. In these cases, you may be paying way too fat fetched, but often it is someis the recommended level saves you time and the gains through Big Data systems from any further concerns or simply getting organized now and then, you need to get a rate.items that happen to your self. We know that the number of days on your computer, have all been hearing the presentation on the terms. What consumers need to buy carsand you must have. This way, you can take you on, what do first, second and third party basis only, you may feel guilty about placing limits on most classic thatthe law. In its simplest form while others that are incurred. There are many ways in which you cannot and should try to get a well rated company. Even though increasepopular ways to lower payments later when there are now recognized as one of the time. Auto insurance is if you are marketing, avoid mixing all your options hard enough. arecards for students who have had an accident. Take pictures of the car owners, the auto insurance coverage available. Of course there are few important aspects that you can insure tono clue what these companies and loan eligibility, but some companies will see no use to assist you around 15 minutes or less. I’ve had some major accident. By the datein your area.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *