Home / Lajme / Rajon / Reciprociteti me Serbinë, firmat të rrespektojnë vendimin

Reciprociteti me Serbinë, firmat të rrespektojnë vendimin

9 gusht- Prandaj ju keni marrë me shkrim edhe javën e kaluar është edhe vendimi të cilin e kemi si qeveri dhe kërkoj që ju të respektoni në detale”, tha Besim Beqaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjatë një takimi me drejtorët ekzekutive dhe kryetarët e bordeve të gjitha ndërmarrjeve publike, ka kërkuar zbatimin me përpikëri të vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Për më tepër ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është koncentruar në mënyrë maksimale që kjo situatë të mos keqpërdoret, ndërkohë që ka sqaruar për opinionin që nuk ka asnjë kompani nga Serbia e cila bën furnizimin me energji elektrike.

“Ky është një vendim që duhet të zbatoni të gjithë në përpikëri dhe kam kërkuar që takohemi edhe sot të diskutojmë bashku se qoftë në fushën e furnizimeve, qoftë origjinës së mallit vendimi i reciprocitetit nuk bazohet vetëm në atë që respekton vendimin për mosnjohjen e vulës doganore por konform ligjit edhe mbi doganat origjina e mallit është element i cili duhet të respektohet.

Prandaj ju keni marrë me shkrim edhe javën e kaluar është edhe vendimi të cilin e kemi si qeveri dhe kërkoj që ju të respektoni në detale”, tha Besim Beqaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *