Home / Sport / Renova me Kostovin kërkon qëndrim në ligë

Renova me Kostovin kërkon qëndrim në ligë

‘Mund të konfirmoj se Vllatko Kostov është trajner i ri skuadrës sonë. Kemi firmosur marrëveshje njëvjeçare, gjatë së cilës jemi optimist për rezultate pozitive. Presim që Kostov të përmirësojë lojën e ekipit, ndërsa ne nuk kemi vendosur ndonjë qëllim të lartë, për të mos dashur të krijojmë presion ndaj tij dhe futbollistëve. Ndoshta për herë të parë pas disa viteve Renova nuk do luftojë për në Evropë. Ambicet tona janë qëndrimi në ligë, megjithse çdo hapsirë për diçka më tepër do të tentojmë ta shfrytëzojmë në maksimum’, deklaroi drejtori sportiv i Renovës Lirim Sahiti.

Ajo që spekulohej ditëve të fundit, të martën ka marë zyrtarizimin e saj. Vllatko Kostov edhe zyrtarisht është emëruar trajner i ri i Renovës, duke bërë rrikthimin e tretë në këtë skuadër. Lajmin për angazhimin e Kostovit e konfirmoi drejtori sportiv i Renovës Lirim Sahiti, i cili tha se pret ecuri pozitive të skuadrës. ‘Mund të konfirmoj se Vllatko Kostov është trajner i ri skuadrës sonë. Kemi firmosur marrëveshje njëvjeçare, gjatë së cilës jemi optimist për rezultate pozitive. Kostov të martën kishte takimin e parë me futbollistët dhe menjëherë ka nisur me punën e tij. Siç dihet ai edhe më herët ka punuar te ne, kështu që nuk presim të ketë problem dhe nevojë për adaptim’, deklaroi Lirim Sahiti. Kostov në pankinën e Renovës do të zëvendësojë strategun kosovar Bylbyl Sokolin, i cili braktisi ‘gjipspunuesit’ disa ditë para fillimit të kampionatit. Ndërkohë skuadra vijoi punën nën drejtimin e ndihmës trajnerit Bujar Islami dhe assistentëve të tij Dashmir Behari dhe Samet Zendeli. Renova nga katar ndeshjet e para ka tubuar 5 pikë, me një fitore, dy barazime dhe një disfatë. Tani Kostov pritet që të korigjojë lojën e xhepçishtasve, megjithse nga kryesia e klubit nuk e ngarkojnë as trajnerin e as futbollistët me apetite të larta në këtë sezon. ‘Kostov neve na drejtoi drejt titullit të kampionit dhe ne vazhdimisht kemi patur marëdhënie të mira me atë edhe përkundër largimit nga skuadra jonë. Kohëve të fundit kishim kontakte pas të cilave gjetëm akordin. Edhe ai edhe ne si klub arritëm në një pikë të përbashkët të bisedimeve dhe vendosëm të rivendosim përsëri bashkëpunim. Presim që Kostov të përmirësojë lojën e ekipit, ndërsa ne nuk kemi vendosur ndonjë qëllim të lartë, për të mos dashur të krijojmë presion ndaj tij dhe futbollistëve. Ndoshta për herë të parë pas disa viteve Renova nuk do luftojë për në Evropë. Ambicet tona janë qëndrimi në ligë, megjithse çdo hapsirë për diçka më tepër do të tentojmë ta shfrytëzojmë në maksimum’, tha Sahiti, duke shpalosur planet e Renovës për këtë sezon. Kostov menjëherë ka filluar punën me ekipin e Renovës, ku ka shumë futbollistë me të cilët ka bashkëpunuar edhe më herët. Ai në dy qëndrimet paraprake në pankinën e xhpeçishtasve kishte suksese të vazhdueshme duke luajtur rregullisht në kupat evropiane, ndërsa para dy sezoneve drejtoi Renovën në suksesin më të madh në histori, titullin e kampionit shtetëror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kostov deri në largimin e Mirsad Jonuzit nga posti i seleksionuesit të Maqedonisë, ishte ndihmës-trajner në kombëtare, ndërsa sezonin e kaluar një kohë ishte trajner i Rabotniçkit, prej ku u largua si pasojë e mungesës së rezultateve. Debutimin apo më mirë thënë rrikthimin në pankinën e Renovës, Jonuz do ta ketë në drebin tetovar kundër Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *