Home / Sport / Renova s’po ec si duhet

Renova s’po ec si duhet

‘Ndodhin gjëra të këtilla në futboll, mirëpo dihet se futbollistët janë aktorët kryesorë. Ata janë në fushë dhe nga ata varet drejtëpërsëdrejti rëzultati. Do punojmë këto ditë në shmangjen e mangësive për të përmirësuar gjërat në vazhdim. Të hënën kishim stërvitje dhe po përgatitemi për ndeshjen e Kupës me Karaormanin, ku kërkojmë kualifikim të mëtejshëm’, deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti.

Pas fitores 2:0 kundër Ohrid 2004 në start të sezonit u mendua se Renova gjeti rritmin e një seri positive në kampionatin e ri. Mirëpo në transfertën e parë xhepçishtasit u mundën 2:1 nga Sileksi, ndërsa të shtunën në Tetovë nuk kaluan më shumë se barazimi pa gola me Bregallnicën. ‘Janë gjëra që ndodhin në futboll dhe ne i marim si gjëra normale, megjithse na duheshin tre pikët. Në përgjithsi ekipi nuk luajti mirë, kishim dy tre raste të cilat nuk i shfrytëzuam dhe në kushte të tilla, barazimi ishte maksimumi që mundeshim të marrim në atë takim’, sqaroi ndeshjen e të shtunës, drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti, i cili nuk deshi të fajsoi askënd për mossuksesin në fjalë, mirëpo duke vendosur barën kryesore te futbollistët. ‘Tash në fillim se ndodhin gjëra të këtilla në futboll, mirëpo dihet se futbollistët janë aktorët kryesorë. Ata janë në fushë dhe nga ata varet drejtëpërsëdrejti rëzultati. Do punojmë këto ditë në shmangjen e mangësive për të përmirësuar gjërat në vazhdim. Të hënën kishim stërvitje dhe po përgatitemi për ndeshjen e Kupës me Karaormanin, ku kërkojmë kualifikim të mëtejshëm’, shtoi Sahiti. Katër pikë nga tre ndeshje është pak për Renovën, posaçërisht nëse miret parasysh fakti se ‘gjipspunuesit’ dy herë luajtën në shtëpi. Barazimi me Bregallnicën modeste nxori në pah ndoshta probleme të reja, të cilat duhet të shmangen në vazhdim. Ekipi po punon për momentin nën drejtimin e Bujar Islamit, i cili megjithatë nuk ka të zgjedhur statusin e tij. Ndoshta edhe kjo paqartësi është një prej faktorëve për dështimin e të dielës. ‘S’ka ndryshim në këtë drejtim dhe Islami vazhdon të drejtojë ekipin në cilësinë e ushtruesit të detyrës. Presim që presidenti i klubit të vendos për këtë çështje, ndërsa deri atëherë neve na mbetet të punojmë në kushte të këtilla. Mirëpo përsëris se trajneri nuk luan. Trajneri përgatit ekipin, bën formacionin, por nuk mund të hyjë në lojë të shënojë gol. Për këtë duhet të angazhohen futbollistët dhe ne shpresojmë që ata të kuptojnë dhe të përmirësohen në vazhdim të sezonit, për të gjetur rezultatet që i përkasin skuadrës sonë’, përfundoi Sahiti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *