Home / Lajme / Maqedoni / Robertson: Maqedonia duhet të bëhet pjesë e NATO-s, Shkupi dhe Athina të vijnë deri te kompromisi

Robertson: Maqedonia duhet të bëhet pjesë e NATO-s, Shkupi dhe Athina të vijnë deri te kompromisi

19 gusht-“Me siguri këtu është një problem i cili duhet të zgjidhet me bisedime, diskutim, me diplomaci dhe me kompromis. Mendoj se populli në Maqedoni duhet të kthehet nga e ardhmja ta shohë atë zgjidhje si mundësi për realizimin e të ardhmes më të mirë dhe të mos e lëshojë këtë moment të mundësisë për inkuadrim në NATO”, thotë ish njeriu i parë i Aleancës Veriatlantike.

Besoj se Maqedonia duhet dhe do të bëhet pjesë e NATO-s dhe gjithashtu besoj se Shkupi dhe Athina mund të vijnë deri te kompromisi lidhur me çështjen e emrit, gjë që më pas do t’i mundësonte vendit të bëhet anëtare e Aleancës dhe e BE-së.

Këtë në intervistë për programin “Porta” të TVM-së e thekson ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson i cili në vitin 2001 u kyç në zgjidhjen e konfliktit në Maqedoni dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Mendoj se çështja për emrin duhet të zgjidhet me negociata midis liderëve politik të Maqedonisë dhe Greqisë, që të vihet deri te kompromisi i duhur. Besoj se asnjëra nga palët nuk do të jetë e kënaqur. Por, po të isha une lider politik në Maqedoni do të bëja gjithçka që është e mundur që t’i shfrytëzoj përparësitë nga anëtarësimi në NATO, para së gjithash ato të sigurisë si dhe ato ekonomike të cilat do t’i sillte ai, dhe mendoj se është e vlefshme të bëhet kompromis që vendi të bëhet pjesë e NATO-s ose të marrë një lloj shpërblimi të madh. Prandaj pres liderët politik në Shkup ta bëjnë këtë hap edhe atë shumë shpejt”, thotë Robertson.

Si shembull për lidership politik e thekson presidentin Boris Trajkovski i cili para 10 viteve, siç thekson, edhe krahas asaj që ka pasur shumë kritika dhe sulme mbeti fuqishëm në qëndrimin se e ardhmja e shtetit është më e rëndësishme.

I pyetur se pse emri i cili është çështje bilaterale është frenë për hyrjen e Maqedonisë në NATO, Robertson përgjigjet se “realiteti është i tillë që të bëhet ndonjë shtet anëtare e Aleancës duhet pasur konsensus nga të gjitha anëtaret”.

“Me siguri këtu është një problem i cili duhet të zgjidhet me bisedime, diskutim, me diplomaci dhe me kompromis. Mendoj se populli në Maqedoni duhet të kthehet nga e ardhmja ta shohë atë zgjidhje si mundësi për realizimin e të ardhmes më të mirë dhe të mos e lëshojë këtë moment të mundësisë për inkuadrim në NATO”, thotë ish njeriu i parë i Aleancës Veriatlantike.

Njëra nga mundësitë për zgjidhjen e kontestit për emrin, sipas tij, është sipas modelit të Irlandës Veriore dhe Britanisë së Madhe, por, thekson, ka më shumë mundësi.

Duke u përqendruar në 10-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, Robertson vlerëson se ai është shembull klasik si një vend mund t’i zgjidh problemet e veta përmes përkushtimit dhe lidershipit të presidentit të atëhershëm Trajkovski dhe se mund të jetë model për zgjidhjen e gjendjeve të ngjashme dhe konflikteve në rajon.

“Marrëveshja e Ohrit mund të konsiderohet model për zgjidhjen e të drejtave dhe çështjeve të komuniteteve pasi që trajtimi i komuniteteve po bëhet dhe do të bëhet problem gjithnjë e më serioz i cili duhet të zgjidhet”, thotë Robertson.

Sipas tij, nuk ka mundësi të vijë deri te lufta e re ose deri te ndryshimi i kufijve të Ballkanit, pasi që siç thekson, kufijtë janë të fiksuara dhe kjo duhet të jetë kështu dhe të mbetet kështu, ndërsa rajoni në mënyrë intensive të afrohet drejt BE-së dhe NATO-s.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *