Home / Lajme / Maqedoni / Rreziqet nga zvogëlimi i popullsisë shqiptare

Rreziqet nga zvogëlimi i popullsisë shqiptare

3 gusht-“Sigurisht që në rast se nuk do të ketë një mobilizim më masiv dhe propagandim përmes në fushate solide, atëherë mund të ketë zvogëlim të numrit, pasi që një numër i madh i popullsisë shqiptare jetojnë në diasporë. Kjo shifër mund të jetë rritur edhe me fluksin e fundit të atyre shtetasve që janë larguar me liberalizimin e vizave”, theksoi burimi i afër i agjencisë së statistikave evropiane EUROSTAT

Nuk përjashtohet zvogëlimi i numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni, në rast se nuk do të ketë mobilizim dhe aktivitete intensive lidhur me realizimin e këtij procesi.

Shqetësimet vijnë nga burime të afërta me EUROSTAT, mision i cili është angazhuar për të ndjekur nga afër procesin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni,që do të zhvillohet prej 1 deri më 15 tetor të këtij viti, pas anulimit të tij më 1 prill, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

“Sigurisht që në rast se nuk do të ketë një mobilizim më masiv dhe propagandim përmes në fushate solide, atëherë mund të ketë zvogëlim të numrit, pasi që një numër i madh i popullsisë shqiptare jetojnë në diasporë. Kjo shifër mund të jetë rritur edhe me fluksin e fundit të atyre shtetasve që janë larguar me liberalizimin e vizave”, theksoi burimi i afër i agjencisë së statistikave evropiane EUROSTAT.

Kongresisti amerikan Dana Rohrabacher në një takim me drejtuesit e Lidhjes Shqiptaro-Amerikane muajin e kaluar në Uashington tërhoqi vëmendjen për regjistrimin e popullsisë duke shtuar se në Maqedoni është i nevojshëm vëzhgimi nga afër i regjistrimit të popullsisë për shkak të indikacioneve për zvogëlimin e numrit të popullsisë shqiptare.

Sipas tij, regjistrimi i popullsisë duhet të zhvillohet në atë mënyrë duke respektuar rregullat bazë të Marrëveshjes së Ohrit dhe ti mundësohet shqiptarëve përfaqësimi në të gjitha aspektet.

Regjistrimi i ri i popullsisë mund të ripërcaktojë faktorizimin e popullit shqiptar në Maqedoni. Në kushtetutën e vendit, shqiptarët njihen dhe emërtohen si bashkësia etnike me mbi 20 për qind, ndërsa në regjistrimin e vitit 2002, numri i përgjithshëm i popullsisë shqiptare ka qenë 25,6 për qind.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Mal të Zi shkaktoi uljen e popullsisë shqiptare prej 7 në 4,9 për qind. Analistët druajnë për mundësinë e uljes së numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni në rast se nuk do të arrihet përfaqësimi dhe monitorimi i plotë i procesit të regjistrimit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *