Home / Lajme / Botë / Rrëzohet skena, 4 të vdekur

Rrëzohet skena, 4 të vdekur

14 gusht-Edhe policia ka konfirmuar vdekjen e këtyre personave, ndërsa ka bërë të ditur se në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë por askush nuk është në rrezik për jetë. Një dëshmitar ka thënë për televizionin WHTR se gjatë kohës së stuhisë qielli ishte i nxirë ndërsa nuk kishte shi.

Katër persona kanë vdekur ndërsa më shumë së 40 të tjerë janë lënduar në një festival të muzikës në Inidianapolis. Incidenti ka ndodhur në momentin kur skena e vendosur u rrëzua nga një erë e fortë qe kishte përfshirë atë vend. Në ato momente nuk ishte duke performuar asnjë grup muzikor.

Edhe policia ka konfirmuar vdekjen e këtyre personave, ndërsa ka bërë të ditur se në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë por askush nuk është në rrezik për jetë. Një dëshmitar ka thënë për televizionin WHTR se gjatë kohës së stuhisë qielli ishte i nxirë ndërsa nuk kishte shi. “Ishte shumë frikësuese, njerëzit i kishte kapur paniku kishin filluar të ikin, ato pamje mund të shihet vetëm në filma”, ka rrëfyer dëshmitari.

Një nga grupet me emrin “Sugarland” që është dashur të perforjmë në këtë festival një orë pas incidentit në Twitter ka shkruar se asnjë nga anëtarët e saj nuk është i lënduar.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *