Home / Sport / Rufeja pret Metalurgun, Shkëndija mysafire e Ohrid Lotes

Rufeja pret Metalurgun, Shkëndija mysafire e Ohrid Lotes

‘Kësaj rradhe nuk kemi hapsirë për gabim. Kemi ambicie të mëdha në Kupën e Maqedonisë dhe për këtë duhet pa problem të kalojmë Ohrid Loten. Kemi një mini-krizë në skuadër, mirëpo besojmë se nga ky takim do ta lëmë pas’, foli me optimizëm mesfushori i Shkëndijës, Muhamet Huseini.

Të mërkurën starton edicioni i ri i garës më masovike në vend, Kupës së Maqedonisë në futboll, e cila që në start do të sjellë disa duele interesante. E veçanta e kësaj gare është se skuadrat e kategorive më të ulëta kanë mundësi që të masin forcat me skuadrat elitare dhe ky fakt është një sfidë e madhe për ta. Kështu në start të edicionit të ri, fituesi aktual i Kupës së Maqedonisë, Metalurgu, do të jetë mysafir i skuadrës së re në Ligën e Dytë, KF Rufeja-M. Miletinasit as startit të keq të kampionatit ku pësuan dy disfata, tani shpresojnë të jenë kundërshtar i denjë i ekipit të fortë të Metalurgut. ‘Për ne si skuadër e re është nder i madh që garat në Kupën e Maqedonisë t’i nisim përballë fituesit aktual Metalurgut. Do tentojmë që me një paraqitje të mirë të kënaqim publikun e pranishëm dhe të provojmë të jemi kundërshtar i denjë i favoritit absolut. Jemi të vetëdijshëm për gjasat tona në këtë ndeshje, mirëpo do të luajmë ndershëm, duke besuar deri në fund në befasi’, deklaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi. Ndërkohë skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija garat në Kupën e Maqedonisë do t’i nisë nga Ohri, ku do të përballet me skuadrën lokale të Ligës së Dytë. Edhe pse në letër janë favorit absolut, ‘kuqezinjtë’ duhet të jenë të kujdesshëm, duke kujtuar përvojën e vitit të kaluar, kur që në start gjetën eliminimin nga Vllaznimi i Strugës. ‘Kësaj rradhe nuk kemi hapsirë për gabim. Kemi ambicie të mëdha në Kupën e Maqedonisë dhe për këtë duhet pa problem të kalojmë Ohrid Loten. Kemi një mini-krizë në skuadër, mirëpo besojmë se nga ky takim do ta lëmë pas’, foli me optimizëm mesfushori i Shkëndijës, Muhamet Huseini. Renova gjithashtu niset drejt Jugut të vendit, kur në Strugë do të ndeshet me Karaormanin. ‘Si anëtar i Ligës së Parë llogaritemi favorit dhe ne kemi të obligueshme të arsyetojmë këtë epitet. Kupa e Maqedonisë sjell befasira të mëdha, mirëpo ne jemi të bindur për mos të lejuar ndonjë dështim eventual. Pres angazhim maksimal nga të gjithë futbollistët dhe normal fitore dhe vazhdim të garave’, u shpreh ushtruesi i detyrës së trajnerit të Renovës, Bujar Islami. Drita e Bogovinës në teren vendas pret Miravcin me ambicie për të kaluar këtë raund. ‘Fakti që do jemi përballë dy skuadra të Ligës së Dytë e bën ndeshjen të baraspeshuar. Mirëpo ne kemi përparësinë e terenit vendas dhe mendoj se kjo do të jetë e mjaftueshme për fitore dhe vazhdim të garimit në kuadër të Kupës së Maqedonisë’, foli me optimizëm trajneri i KF Drita, Jeton Beqiri. Rinia e Gostivarit është mysafire e Lubotenit, ndërsa vlen të ceket se Tikveshi kualifikohet drejtëpërsëdrejti në raundin e ardhshëm pasi skuadra e Prespës është tërhequr nga kjo garë, kurse ndeshja mes Mogillas dhe Rabotniçkit do të luhet në ndonjë termin tjetër, për shkak të obligimeve që ‘romantikët’ kanë në Europa Ligë.

Dyshet e rrethit të parë:
Luboteni-Rinia
Mogilla Bi Milk-Rabotniçki
Ohrid Lote-Shkëndija
Lokomotiva-Napredoku
Maxhari S.-Skopje
Karaormani-Renova
Prespa-Tikveshi
Vasileva-Sileksi
Babi-Bregallnica
Karbinci-11 Oktomvri
Pobeda Junior-Horizont T.
Drita-Miravci
Rufeja-Metalurgu
Rudari-Pelisteri
Euromilku-Vardari
Treska-Teteksi

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *