Home / Lajme / Maqedoni / Seancë e Komisionit kuvendor për finansim dhe buxhet

Seancë e Komisionit kuvendor për finansim dhe buxhet

19 gusht-“Obligimin për tatim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me të ardhura totale deri në tre milionë denarë e vendosët ju në vitin 2007 dhe tani vetë vetes i bëni reforma. Ndërkohë shumë kompani të vogla u shuan për shkak paaftësisë për pagim të tatimeve”, tha Marjanço Nikollov nga LSDM-ja, kryetar i Komisionit për financim.

Obligacionet tatimore, tatimi total i të cilave është realizuar vitin e kaluar sipas të gjitha bazave nuk shënon më tepër se tre milionë denarë të jenë plotësisht të liruara nga obligimi për pagim të tatimit të fitimit, parashikon Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatim të fitimit, që është në lexim të parë, sot mori mbështetje nga Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet.

Sipas zëvendësministrit të Finanacve, Nedim Ramizi, shoqërive tregtare, të cilat gjatë vitit realizojnë tre deri gjashtë milionë denarë të ardhura me ndryshimet e ligjit do t’u mundësohet zgjidhje e modelit të tatimit. Do të kenë mundësi të paguajnë tatim të fititmit total me vlerë prej një për qind në vend të tatimit të fitimit prej 10 për qind siç parashikon vendimi ekzistues ligjor. Modelin e zgjedhur të tatimit nuk do të munden ta ndryshojnë në tre vitet e ardhshme, duke e përfshirë edhe vitin për të cilin paguhet tatim i të ardhurave totale.

Gjatë debatit anëtarët e komisionit të pushtetit vlerësuan se bëhet fjalë për zgjidhje ligjore në interes të biznisit, përderisa ata të opozitës akuzuan se Qeveria bën reforma të ligjeve të dëmshme të cilat vetë i ka vendosur.

“Obligimin për tatim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me të ardhura totale deri në tre milionë denarë e vendosët ju në vitin 2007 dhe tani vetë vetes i bëni reforma. Ndërkohë shumë kompani të vogla u shuan për shkak paaftësisë për pagim të tatimeve”, tha Marjanço Nikollov nga LSDM-ja, kryetar i Komisionit për financim.

Ai konsideron se ndërprerjen e tatimit të fitimit të kompanive të vogla dhe të mesme me të ardhura deri në tre milion denarë Qeveria do ta kompensojë me kategori të re për tatim tek ata me të ardhura prej tre deri në gjashtë milionë denarë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *