Home / Lajme / Rajon / Serbët vendosin një kryq të lartë 7 metra në Rudare

Serbët vendosin një kryq të lartë 7 metra në Rudare

3 gusht-Nata ka qenë e qetë, ndërkohë që krerët nga strukturat paralele të komunave veriore kanë qëndruar deri në orët e vona të natës pranë barrikadave, duke hartuar strategjinë për veprime të mëtutjeshme.
Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se serbët e tubuar në Rudare, gjatë natës kanë vënë një kryq prej shtatë metrash, të cilin do ta pagëzojë episkopi Teodosije.

Në të gjitha rrugët kryesore të cilat në veri çojnë në drejtim të pikave kufitare me Serbinë, një numër serbësh për të nëntën natë kanë bërë roje pranë barrikadave, duke pamundësuar në këtë mënyrë ushtarët e KFOR-it të lëvizin lirshëm në këtë pjesë të Kosovës.
Nata ka qenë e qetë, ndërkohë që krerët nga strukturat paralele të komunave veriore kanë qëndruar deri në orët e vona të natës pranë barrikadave, duke hartuar strategjinë për veprime të mëtutjeshme.
Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se serbët e tubuar në Rudare, gjatë natës kanë vënë një kryq prej shtatë metrash, të cilin do ta pagëzojë episkopi Teodosije.
Sipas burimeve, deri sa është montuar një kryq i tillë nga ana e serbëve, mbi Rudare është parë vazhdimisht një helikopter i KFOR-it, i cili ka vëzhguar situatën nga lartë.
“Duke respektuar masat e gjendjes së jashtëzakonshme dhe punën obligative, serbët e veriut po kujdestarojnë me ndërrime në barrikadat kryesore në Rudare afër Zveqanit dhe Zupç te Zubin Potoku”, kanë thënë burimet.
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen ka konfirmuar se vendi i tij mbështet fuqishëm sovranitetin e shtetit të Kosovës, ndërsa ka bërë të qartë se barrikadat e vendosura nga serbët në veri duhet të largohen. Deklaratat e zyrtarit amerikan u bënë gjatë një interviste për RTK-në.

Kantrimen ka shprehur shqetësimin e SHBA-ve në lidhje me situatën në veri ndërsa ripërsërit qëndrimin se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë, edhe pse disa politikanë serb e preferojnë një gjë të tillë.

“Ne jemi të brengosur me ngjarjet e 8 ditëve të fundit posaçërisht të brengosur nga vrasja e një polici të Kosovës dhe veprat e tjera të dhunës. Dëshirojmë të shohim sa më parë një deeskalim të ngjarjeve në terren. Kjo kërkon edhe nga Beogradi edhe nga Prishtina dhe të gjithë njerëzit në Kosovë që zvogëlojnë nivelin e frikës të flasin për gjetjen e zgjidhjeve dhe të jenë të gatshëm që të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare për gjetjen e këtyre zgjidhjeve”, ka theksuar Kantrimen.

Për më tepër, Kantrimen i ka quajtur të jashtëligjshme vendimet për embargo si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova, të vendosur së fundmi

“Nuk mund të flas për Qeverinë e Kosovës se a kanë qenë të nevojshme, neve na vjen keq pse kanë ndodhur se nuk janë të ligjshme sipas marrëveshjes CEFTA, janë përgjigje ndaj veprimit të Qeverisë së Serbisë, pra siç e thashë prosperiteti ekonomik mund të ndërtohet vetëm nëse arrijmë reciprocitetit pozitiv dhe kjo është me rëndësi në të dy anët”, ka thënë ai

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *