Home / Lajme / Rajon / Seriozisht i marrim paralajmërimet e Prishtinës

Seriozisht i marrim paralajmërimet e Prishtinës

23 gusht-“Duhet seriozisht ta kuptojmë retorikën që vjen nga Prishtina. Së paku ne që jetojmë në Kosovë. Përvoja na mëson se duhet të jemi të kujdesshëm, se duhet ta përcjellim situatën”, ka thënë ai për ditoren serbe “Politika”.

I ashtuquajtur ministër serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka thënë se Serbia me shumë seriozitet i merr paralajmërimet e autoriteteve në Kosovë se para 15 shtatorit do ta shtrijnë veprimin e institucioneve në veri të Kosovës.
“Duhet seriozisht ta kuptojmë retorikën që vjen nga Prishtina. Së paku ne që jetojmë në Kosovë. Përvoja na mëson se duhet të jemi të kujdesshëm, se duhet ta përcjellim situatën”, ka thënë ai për ditoren serbe “Politika”.

Bogdanovic thotë se Serbia është e gatshme të reagojë në aksionin e ri eventual të Prishtinës në veri, por thotë se kjo nuk nënkupton dhunën, “sepse të gjithë e dinë se ne në Kosovë nuk kemi as ushtri e as polici”.

Bogdanovic ka thënë se Beogradi as pas 15 shtatorit, kur merr fund marrëveshje me KFOR-in, nuk do të lejojë që shteti i Kosovës të ngjallet në veri.

“Nuk do të lejojmë as doganierët e Kosovës që të jenë në kalimet kufitare… Nuk kemi asgjë kundër që të ketë kontroll, që të paguhet TVSH-ja, por kjo sigurisht se nuk do të shkoj në buxhet të Prishtinës”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *