Home / Lajme / Botë / SHBA-ja dhe Australia të brengosura për publikimin e dokumenteve nga Uikiliksi

SHBA-ja dhe Australia të brengosura për publikimin e dokumenteve nga Uikiliksi

31 gusht-Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se me këtë veprim janë dëmtuar shumë përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, individët janë rrezikuar dhe është kërcënuar siguria e Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar publikimin e fundit të dokumenteve sekrete diplomatike amerikane nga Uikiliks në Internet.

Njëkohësisht edhe Australia dënoi raportet sekrete të publikuara duke e quajtur potezin e Uikiliksit si të papërgjegjshëm sepse në një prej atyre dokumenteve theksohen emra të australianëve të cilët siç dyshojnë autoritetet, janë të lidhur me terroristët jemen.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se me këtë veprim janë dëmtuar shumë përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, individët janë rrezikuar dhe është kërcënuar siguria e Shteteve të Bashkuara.

Midis 133.887 dokumenteve të besueshme dhe sekrete të publikuara në Uikiliks, një pjesë e madhe përmbajnë emra të burimeve të besueshme. Në një raport nga Ambasada amerikane në Kanberrë nga janari i vitit 2010 rekomandohet që për 11 australianë të vendoset ndalesë për shfrytëzimin e transportit ajror dhe të ndiqet lëvizja e 12 njerëzve të tjerë.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *