Home / Sport / Shkëndija dorëzohet para Rabotniçkit

Shkëndija dorëzohet para Rabotniçkit

Rabotniçki ka mundur kampionen në fuqi Shkëndijën me rezultatin bindës 3:1, në dri ndeshjen e javës së tretë. Metalurgu dhe Vardari vazhdojnë me efekt të 100 % pas tre ndeshjeve të para, duke mbajtur kreun e tabelës me nga 9-të pikë. Renova nuk arrin të mundë në Tetovë Bregallnicën modeste, ndërsa Ohrid 2004 gjen fitoren e parë në elitë, duke mundur 2:0 Sileksin.

Kampionia e Maqedonisë nga viti i kaluar, Shkëndija ka pësuar disfatë të thellë me rezultat 3:1 nga Rabotniçki, në ndeshjen kryesore të javës së tretë të elitës së futbollit në vend. Ndeshja e cila pritjet të jetë kthesë e plotë e Shkëndijës drejt një serie të gjatë të rezultateve pozitive, fatkeqësisht solli vetëm një dëshprim të madh për tifozët ‘kuqezi’. Më shumë se disfata dhemb sjellja e futbollistëve në fushë, të cilët thuajse fare nuk vraponin dhe të bënin të krijohet përshtypja se ndosha bëhet fjalë për një ndeshje kontrolluese, megjithse kohëve të fundit Shkëndija edhe në takime të tilla ka shkëlqyer me lojë. Si duket fama futbollistëve u ka rënë në kokë dhe ndoshta mendojse se mjafton vetëm të zbresin në fushë dhe kundërshtari do të dorëzohet. Mirëpo se nuk është ashtu më së miri e panë mbrëmjen e të shtunës, kur u shkelën nga futbollistët e Rabotniçkit. Shkëndija që në fillim me lojën e saj të zakontë me pasime të shpeshta, të sakta dhe të shkurta solli dominim në fushë, mirëpo pas një përgjumje të mbrojtjes në minutën e 13-të Petkovski shënoi për 1:0. Në vazhdim tentime të kota të ‘kuqezinjëve’ për të barazuar, por pa sukses në këtë drejtim, megjithse kishin disa mundësi për një gjë të tillë. Në fillim të pjesës së dytë trajneri Osmani orientoi lojën në sulm në kërkim të barazimit, mirëpo goli erdhi në anën tjetër. Tentim i kotë i miqve për të përshpejtuar lojë solli gabim në mbrojtje dhe faul për miqtë. Dhe këtu deri sa futbollistët e Shkëndijës i dhanë vetes pushim, vendasit me anë të Todorovskit shënuan për 2:0. Disavantazhi prej dy golave bëri që miqtë të hidhen edhe më shumë në sulm, por duke lënë shumë hapsira në mbrojtje që u shfrytëzuan nga vendasit. Ishte minuta e 60-të kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Petkovski shënon golin e tij të dytë dhe të tretin për Rabotniçkin. Në vazhdim trajneri i Shkëndijës Osmani me disa ndryshime provoi të sjellë freski në lojën e skuadrës së tij, mirëpo gjithçka që arrtiën të bëjnë ‘kuqezinjtë’ ishte goli i Rexhepit për rezultat përfundimtar Rabotniçki 3, Shkëndija 1. Kjo humbje është paralajmërim për skuadrën e Shkëndijës se diçka në të ardhmen duhet të ndryshohet, pasi me një rritëm të këtillë ekipit nuk i shkruhet mirë. Në ndeshjet tjera Metalurgu dhe Vardari vazhdojnë ecurinë e suksesshme në tre javët e para duke sjellë efekt maksimal. Metalurgu fitoi 1:0 në Prilep përballë 11 Oktomvit, ndërsa me të njëjtin rezultat ‘Vardari i ri’ mundi Napredokun në Kërçovë. Skuadra e Renovës nuk ka arritur të shkojë përtej barazimit pa gola në fushë të vet me Bregallnicën, edhe pse miqtë disa minuta luajtën me një futbollist më pak në fushë, pas largimit të Andonovit me karton të kuq. Ohrid 2004 ka arritur të gjejë fitoren e parë në Ligën e Parë, pasi mundi Sileksin 2:0.

Rezultatet:
11 Oktomvri-Metalurgu 0:1,
Napredoku-Vardari 0:1,
Renova-Bregallnica 0:0,
Ohrid 2004-Sileksi 2:0
Rabotniçki-Shkëndija 3:1,
Horizont T.-Teteksi 0:1.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *