Home / Sport / Shkëndija kërkon fitore kundër Rabotniçkit

Shkëndija kërkon fitore kundër Rabotniçkit

Java e tretë e futbollit elitar në vend, sjell derbin e madh ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës. Vendasit janë në seri të jashtëzakonshme në Liga Europa dhe duan të lënë pas humbjen e të martës nga Vardari, mirëpo në taborin e kampionëve thonë se nuk u interesojnë planet e rivalit, pasi duan vetëm tre pikë. Renova në Tetovë llogarit vetëm në fitore kundër Bregallnicës, ndërsa Vardari dhe Metalurgu do të kenë transfera të vështira në Kërçovë gjegjësisht në Prilep.

Liga e Parë e futbollit në vend këtë fundjavë në program sjell deshjet e xhiros së tretë, me takimin Rabotniçki-Shkëndija në qendër të vëmendjes. Skuadra nga Shkupi po përjeton aventurën evropiane, në pritje të dueleve me Lacion, ndërsa Shëkndija pas startit të keq të kampionatit, me fitoren e fundit ndaj 11 Oktomvrit paralajmëron se do të shkëojë në çdo ndeshje për fitore. ‘Shkëndija në çdo ndeshje shkon në fitore dhe ky takim nuk është përjashtim. Pas disfatës në start, fitorja me 11 Tetorin na ktheu në rritëm dhe tani me atmosferë pozitive dhe me optimizëm presin duelin me Rabotniçkin, ku do të kërkojmë fitore dhe tre pikë’, foli me optimizëm ndihmës trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi, i cili respekton Rabontniçkin, mirëpo beson në frocën e ‘kuqezinjëve’. ‘Respekt për Rabontiçkin dhe sukseset e tyre në Evropë. Janë ekip kualitativ, mirëpo besoj se ne jemi më të mirë dhe më të fortë. Këtë do të dëshmojmë në ndeshjen e sotme, ku pres që futbollistët në përpikmëri të zbatojnë urdhërat e stafit teknik. Nëse kjo gjë ndodh, unë nuk kam dyshim se do ta dalim kryelartë nga stadiumi i Shkupit’, tha Selimi. Ndeshja mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës zhvillohet të shtunën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:00, ndërsa sipas ndihmës trajnerit Selimi, kjo nuk është hendikep për kampionët. ‘Jo, jo, përkundrazi ndoshta është më mirë. Për ne nuk paraqet problem orari i mbrëmjes, pasi tek e fundi kohëve të fundit kemi luajtur në këtë termin dhe mund të them se futbollistët janë të adaptuar. Edhe tempreaturat në mbrëmje janë më të ulëta, që është një parakusht shtesë për lojë edhe më të mirë. Ne do të luajmë lojë, sulmuese, të hapur, ashtu si në fakt dijmë ne. Shkëndija nuk din të mbrohet, por me sulm do të kërkojë fitore në fushë të Rabotniçkit. Këto tre pikë për ne janë shumë të vlefshme dhe për këtë do të bëjmë çmos që t’i marrim të njëjtat’, përfundoi Selimi.
Skuadra e Renovës pas humbjes së javës së kaluar në Kratovë, tani kërkon të rrikthehet në rrugën e fitoreve, kur përballë do të ketë skuadrën e Bregallnicës. Ekipi i përforcuar me Andonovin në mesjavë, i udhëhequr nga trajneri Bujar Islami shpreson të marë fitoren e dytë në kampionat, pas asaj me Ohrin në javën e parë. ‘Do luajmë për fitore, dhe çdo rezultat tjetër do të ishte senzacion. Do japim të gjithë maksimumin dhe nga kjo ndeshje do të dalim me tre pikë’, tha mesfushori shkupjan i Renovës, Muharem Bajrami. Vardari pas dy fitoreve në dy javët e para, pritet të ketë test të vështirë në fushë të Napredokut, ndërsa në situatë të njëjtë është edhe Metalurgu që do të jetë mysafir te 11 Oktomvri. Ohri do të presë Sileksin në premierën si vendas në Ligën e Parë, ndërsa ndeshja mes Horizontit dhe Teteksit zhvillohet të dielën. Të gjitha ndeshjet startojnë në orën 16:30, në përjashtim të duelit Rabotniçki-Shkëndija që luhet prej orës 20:00.

Dyshet e javës së dytë:
11 Oktmovri-Metalurgu,
Napredoku-Vardari,
Renova-Bregallnica,
Ohrid-Sileksi,
Rabotniçki-Shkëndija,
Horizonti-Teteksi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *