Home / Sport / Shkëndija kërkon tre pikët e para

Shkëndija kërkon tre pikët e para

Ndeshjet e javës së dytë të Ligës së parë të Maqedonisë do të zhvillohen në katër ditët e ardhshme. Të shtunën Renova do luajë në fushë të Sileksit, Bregallnica prêt Napredokun, ndërsa Metalurgu takohet me Horizontin. Shkëndija të dielën luan me 11 Oktomvrin, ndërsa ndeshjet Teteksi-Ohri 2004 dhe Vardari Rabotniçki zhvillohen të martën.

Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës pas disfatës në start të sezonit të ri nga Horizont Turnova, të dielën në premierën si vendase do të kërkojë tre pikë përballë Horizont Turnovës. ‘Kuqezinjtë’ gjatë javës janë përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe sipas zërave që vijnë nga tabori i kampionëve, të dielën do mendojnë vetëm për fitore. ‘Ne jemi kampionë dhe ambiciet tona janë që edhe këtë vit të synojmë kreun e tabelës. Për këtë qëllim në çdo takim shkojmë për fitore. Veç ma kemi një gabim nga java e parë dhe tani me sukses kundër 11 Oktomvrit, duhet të lëmë pas disfatën e javës së shkuar. 11 Oktomvri edhe pse është skuadër debutuese në Ligën e Parë, megjithatë në përbërje kanë futbollistë cilësorë që kanë përvojë të madhe. Nuk do të jetë lehtë, mirëpo ne jemi të bindur në kualitetin tonë dhe besoj se tre pikët nuk do lëvizin nga stadiumi jonë’, foli me optimizëm mbrojtësi i majtë i Shkëndijës, Ardian Cuculi. ‘Kuqezinjtë’ në mesjavë u përforcuan me Oliver Peevin, i cili do të jetë në kombinim për këtë ndeshje, njejtë si edhe Ferhan Hasani, i cili ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karierën. Ndërkohë pas pauzës në ndeshjen e parë si pasojë e lëndimeve në ekip kthehen Nikitoviq, Rexhepi dhe sipas gjithë gjasave edhe Elmazovski. Jashtë kombinimit për këtë ndeshje mbetet Mishkovski, i cili kundër Horizontit doli me karton të kuq. Skuadra tjetër tetovare, Renova pas fitores kundër Ohri 2004, këtë javë do të jenë mysafirë të Sileksit në Kratovë. Xhepçishtasit ende nuk kanë vendosur për trajnerin e ri, kështu që pas startit të suksesshëm besimi do ti jepet përsëri Bujar Islamit. ‘Skuadra ka punuar mirë gjatë javës dhe ne jemi optimist për këtë sfidë. Shpresoj që futbollistët të kryejnë detyrat që do tu jepen dhe do të japin maksimumin e tyre. Nëse kjo gjë ndodh, unë besoj se nga Kratova do të dalim me rezultat pozitiv’, u shpreh Bujar Islami. Në dy ndeshjet tjera të së shtunës Bregallnica në Shtip do të përballet me Napredokun, ndërsa Metalurgu në fushë të vet pret ekipin e papërshtatshëm të Horizontit. Dy ndeshjet e fundit të javës së dytë në program janë të martën. Në Tetovë Teteksi do të ndeshet me Ohri 2004, ndërsa në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup në program do të jetë derbi i madh i qytetit mes Vardarit dhe Rabotniçkit.

Java e dytë:
Sileksi-Renova,
Bregallnica-Napredoku,
Metalurgu-Horizont T.,
Shkëndija-11 Oktomvri,
Teteksi-Ohri 2004,
Vardari-Rabotniçki.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *