Home / Sport / Shkëndija kundër Napredokut konfirmon rrikthimin

Shkëndija kundër Napredokut konfirmon rrikthimin

Pasi në mesjavë skuadrat elitare ishin të angazhuara në Kupën e Maqedonisë, tani duhet du rrikthehen detyrave në kampionat, ku në program janë ndeshjet e javës së katërt. Shkëndija pas fitores 7:0 ndaj Ohrid Lotes në kuadër të Kupës, të dielën në Tetovë pret Napredokun me dëshirën për të konfirmuar rrikthimin e fuqishëm në formë. Edhe Renova kishte paraqitje të suksesshme në Kupë, me shpresë se të njëjtën formë do të përsëris të dielën në mbrëmje kundër Vardarit. Ndërkohë në lagjen Autokomandë të Shkupit do të zhvillohet takim interesant, ku Metalurgu do të presë Rabotniçkin.

Fundjava sjell ndeshjet e javës së katërt në Ligën e Parë të fubollit të Maqedonisë, e cila bart disa takime interesante. Skuadra kampione, Shkëndija të dielën në fushë të vet pret Napredokun, me ambicie për fitore bindëse, e cila do të konfirmonte rrikthimin në formë të ‘kuqezinjëve’. Pasi humbën dy herë në tre takimet e para, kampionët në mesjavë ‘shkelën’ 7:0 Ohrid Loten në kuadër të Kupës, duke treguar efikasitet të lartë, lojë të rrjedhshme dhe angazhim maksimal të të gjithë futbollistëve. Tani në rradhë është sfida me skuadrën kërçovare, ku kërkohet sukses për të vërtetuar formën e mirë. ‘Ndeshja e të mërkurës shpresoj të jetë një pikë kthese për ne. Fitorja e thellë dhe mbi të gjitha loja e treguar jep sinjale pozitive dhe vërteton se jemi duke gjetur formën optimale. Tani na pret sfida me Napredokun, ku çdo gjë përveç fitores tonë të sigurtë, do të ishte senzacion i klasit të parë. Ne respektojmë Napredokun, por ambiciet tona janë kreu i tabelës dhe për këtë qëllim na duhen vetëm fitore. Përveç kësaj shpresoj të përsërisim lojën e mirë të treguar kundër Ohrid Lotes, për tu dhuruar tifozëve tanë spektakël dhe kënaqësi në një fitore të sigurtë’, deklaroi mbrojtësi i ri i Shkëndijës, Mexhit Neziri, i cili kohëve të fundit luan në formë të jashtëzakonshme në krahun e djathtë, ndërsa të mërkurën ishte i shkëlqyeshëm në të majtë. Trajneri i Shkëndijës për sfidën e të dielës nuk ka probleme me lëndime apo ndëshkime, kështu që pritet në fushë të nxjerë formacionin më të fortë. Ai në këtë drejtim ka kokëdhembje të ëmbëla, pasi ka zgjedhje të madhe, kurse gëzon forma e shkëlqyeshme që shfaqin dy përforcimet e fundit Oliver Peev dhe Mensur Kurtishi.
Skuadra e Renovës këtë javë do të ketë detyrë të vështirë, pasi do të jetë mysafire e Vardarit. ‘Gjipspunuesit’ kundër Karaormanitnë kuadër të Kupës ishin në nivel dhe tani kërkojnë atë formë të mirë ta bartin në sfidën me Vardarin, e cila do të zhvillohet të dielën në mbrëmje. Mirëpo xhepçishtasit nuk do ta kenë të lehtë, pasi ‘Vardari i ri’ në fillim të sezonit tregon formë të jashtëzakonshme. Tre ndeshje kanë me rradhë kanë fituar me rezultatin 1:0, ndërsa së bashku me suksesin në Kupë kanë gol diferencë 6:0. Ky është një paralajmërim i mirë për tetovarët, të cilët duhet të jenë në nivel maksimal, nëse duan të marin rezultat pozitiv nga ky takim. ‘Ky është fillim kampionati dhe skuadrat ndoshta nuk janë në nivelin e tyre maksimal. Kjo vlen më shumë për ekipet që kishin paraqitje në Evropë dhe ne jemi një prej tyre. Mirëpo me kalimin e kohës përmirësohemi dukshëm dhe kjo na jep besim për rezultate pozitive. Vardari në fillim të sezonit tregohet shumë i suksesshëm, por pse mos të besojmë se ne do të jemi ata që do ndalim ecurinë e tyre. Shkojmë në rezultat pozitiv dhe shpresojmë që t’ia arrijmë qëllimit’, deklaroi portieri i Renovës, Armend Elezi. Serinë e ndeshjeve të forta të së dielës e kompletojnë Metalurgu dhe Rabotniçki, të cilat do të ndeshen mes veti në lagjen e Autokomandës. Ndërkohë të shtunën do të zhvillohen tre takimet e para të javës së katërt. Në Tetovë, Teteksi pret Sileksin, Bregallnica shpreson në sukses kundër Ohrid 2004, ndërsa Horizot Turnova pret 11 Oktomvrin.

Dyshet e javës së katërt:
E shtunë:
Teteksi-Sileksi,
Bregallnica-Ohrid 2004,
Horizonti-11 Oktomvri,
E dielë:
Shkëndija-Napredoku,
Metalurgu-Rabotniçki,
Vardari-Renova (ora 20:00)

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *