Home / Sport / Shkëndija pa problem në Tetovë, Renova pësoi në Kratovë

Shkëndija pa problem në Tetovë, Renova pësoi në Kratovë

Shkëndija të dielën pa problem mundi ’11 Oktmovrin’ me rezultatin 3:0, duke lënë pas disfatën e javës së kaluar. Metalurgu dhe Sileksi kanë shënuar fitore si vendas përballë Horizont Turnovës respektivisht Renovës, ndërsa Napredoku fitoi si mysafir në Shtip, duke mundur 1:0 Bregallnicën. Java e dytë kopletohet të martën me duelet Teteksi-Ohri 2004 dhe Vardari-Rabotniçki.

Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija ka lënë pas disfatën e javës së kaluar, duke mundur të dielën në teren të vet ’11 Oktomvrin’ me rezultatin e pastërt 3:0. Rezultati nuk kishte ndryshim deri në minutën e 10-të, kur Ersen Sali shënoi për 1:0 pas një tollovie para portës kundërshtare. Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të vendasve, ndërsa në vazhdim ‘kuqezinjtë’ rritën rritmin në kërkim të golit të dytë. Në mintën e 75-të kapiteni Mustafi shënoi për 2:0 nga pika e bardhë, pasi paraprakisht Hasani u ndal në zonë në mënyrë të parregullt. Rezultatin përfundimtar Shkëndija 3, ’11 Oktomvri’ 0 e vendosi Genc Iseni në minutën e 80-të të takimit. Vlen të ceket se skuadra mysafire ndeshjen e mbylli me 9-të futbollistë, pasi me karton të kuq u ndëshkuan Danillov dhe Kuleski. Skuadra e Renovës edhe përkundër paralajmërimeve për fitore në ndeshjen e të shtunës me Sileksi në Kratovë, në fund është dashur të pajtohet me disfatë minimale. ‘Gjipspunuesit’ edhe pse në cilësi të mysafirit, megjithatë ishin skuadra që kishte dominim dhe diktonte tempon e lojës. Iniciativa e Renovës ishte evidente, mirëpo vendasit ishin më kontret dhe realizuan ndeshjet e tyre. Pjesa e parë e dominuar nga miqtë, solli vetëm një gol edhe atë në rrjetë të Elezit. Ishte minuta e 38-të, kur Gjorgji Zarveski ishte i saktë para portës së Renovës, duke shënuar për epërsi të Sileksit 1:0. Në pjesën e dytë Renova përforcoi sulmet, duke kërkuar tani golin e barazimit dhe në këtë drejtim kishin sukses në minutën e 58-të, kur Fisnik Gashi solli simetri në rezultat. Kur u mendua se miqtë do të kërkojnë golin e dytë dhe të fitores, ndodhi ‘dush i ftohtë’ për Renovës, pasi vendasit në minutën e 61 me anë të Angel Nacevit avansuar 2:1. Në vazhdim vendasit mbetën me një futbollist më pak në fushë, mirëpo Renovë edhe përkundër shtypjes së vazhdueshme, në fund nuk arriti të shmangë disfatën. Në Shkup Metalurgu më vështirë se sa pritej arrit të mund 1:0 skuadrën e papërshtatshme të Horizont Turnovës. Vendasit dominuan ndeshjen gjatë gjithë kohës, mirëpo goli i vlefshëm tre pikë erdhi në minutën e 78-të, kur Dragoviq shënoi me kokë, pas harkimit nga këndi. Skuadra e Napredokut arrin fitoren e dytë në po aq ndeshje në fillim të sezonit, pasi pas Sileksit javën e shkuar, kësaj rradhe kthehen me tre pikë nga Shtipi. Bregallnica nuk ka arritur të shënojë sukses në premierën para tifozëve të vet, pasi u desh të dorëzohet para Napredokut, që në këtë start kampionati tregohet shumë i fortë. Napredoku avansoi që në minutën e 7-të me anë të Glishiqit, ndërsa në vazhdim dominuan tërësisht takimin, duke marë me meritë tre pikët nga ky duel. Java e dytë kompletohet të martën me dy duelet e fundit. Në Tetovë, Teteksi i rinovuar pret ekipin e ri në Ligën e Parë, Ohrid 2004, ndërsa në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, do të zhvillohet derbi i qytetit mes ‘Vardarit të ri’ dhe Rabotniçkit.

Rezultatet, java e dytë:
Sileksi – Renova 2-1
Bregallnica Shtip – Napredoku 0-1
Metalurgu – Turnova H. 1-0
E dielë, ora 17:00
Shkëndija – 11 Oktomvri 3-0
E martë, ora 17:00
Teteksi – Ohri 2004
Vardari – Rabotniçki

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *