Home / Lajme / Maqedoni / Shqipëria mbështet Maqedoninë për në NATO

Shqipëria mbështet Maqedoninë për në NATO

9 gusht-Ambasadori Çejku edhe njëherë e theksoi mbështetjen e fuqishme të Republikës së Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Ai përcolli edhe ftesën deri te ministri Besimi për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Fatmir Besimi sot realizoi takim protokollar me Arben Çejkun, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Shkup.

Në takim ministri Besimi dhe ambasadori Çejku kanë shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në sferën e mbrojtjes mes dy vendeve dhe e kanë konfirmuar përcaktimin e përbashkët për përforcim të mëtejshëm të tij në interes të promovimit të dialogut dhe bashkëpunimit, si dhe sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Gjatë bisedës, kumtoi Ministria e Mbrojtjes, u potencua edhe nevoja për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të grupit të Adriatikut A5.

Ambasadori Çejku edhe njëherë e theksoi mbështetjen e fuqishme të Republikës së Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Ai përcolli edhe ftesën deri te ministri Besimi për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Ministri Besimi iu falënderua për ftesën dhe për përkrahjen e hapur dhe ka shprehur bindje se do të kontribuoj ndaj përforcimit të mëtejshëm të relacioneve të mëtejshme bilaterale dhe bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes mes dy vendeve mike, si dhe mbajtjen dhe avancimin e standardeve të nevojshme për anëtarësim në NATO.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *