Home / Sport / Shqipëria mund Malin e Zi, Salihi shënon euro-gol

Shqipëria mund Malin e Zi, Salihi shënon euro-gol

Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitore me rezultat 3:2 përballë Malit të Zi, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Shkodër. Vendasit avansuan me anë të Bogdanit, ndërsa Saviq me dy gola ktheu rezultatin në favor të miqve. Megjihatë shqiptarët nuk u dorëzuan, kur së pari me Hykën barazuan në 2:2, ndërsa Salihi solli një kryevepër të vërtetë, duke siguruar ‘kuqezinjëve’ fitoren.

Në një ndeshje interesante dhe shumë dinamike, skuadra kombëtare e Shqipërisë mori rezultat pozitiv përballë Malit të Zi. Ndryshim rezultati nuk kishte deri në minutën e 31-të, kur një harkim të topit në zonë, Bogdani e drejtoi në rrjetën kundërshtare. Kur dukej se vendasit në pjesën e parë do shkojnë me epërsi pasi kishin kontroll të lojës, një harkim në zonë gjeti të vonuar Ujkanin, ndërsa Saviq me kokë solli simetri në rezultat. Me të filluar pjesa e dytë dush i ftohtë për shqiptarët. Harkim nga këndi, Saviq përsëri dominues në ajër dhe tani miqtë avansonin 2:1. Dhe kur u mendua se futbollistët e Shqipërisë do të demoralizohen nga kthesa e malazezëve, ata sikur ‘ndezën motorët’ dhe shkelën në tërësi kundërshtarin. Në minutën e 64 pas një kundërsulmi të shpejtë, Hyka godet fortë dhe saktë, për barazim 2:2. Sulmet e vendasve vazhduan edhe më tej, ndërsa në minutën e 69-të Hamdi Salihi solli momentin më të bukur të takimit, duke shënuar gol spektakular me gërshërë, për epërsi dhe fitore të Shqipërisë 3:2. Kjo ishte një fitore e merituar për Shqipërinë, ndërsa më shumë gëzon forma e treguar e ekipit, para ndeshjes eliminatore për Euro 2012, kur kundërshtar i rradhës i ‘kuqezinjëve’ do të jetë përfaqësuesja e Francës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *