Home / Lajme / Rajon / Shqiptarët kërcënojnë: Bllokadë për bllokadë

Shqiptarët kërcënojnë: Bllokadë për bllokadë

26 gusht-“Tani po afrohet fillimi i viti të ri shkollor dhe fëmijët duhet të udhëtojnë për në shkolla të mesme në Mitrovicë. Nëse nuk hiqet barrikada e serbëve, ata nuk do të mund ta ndjekin mësimin”, ka thënë Imeri për “Koha.net”.

Do ta bllokojmë magjistralen e Ibrit nëse serbët nuk e largojnë barrikadën në fshatin Rudare, ka thënë Behgjet Hetemi, banor i fshati Bistricë të Komunës së Leposaviqit.
Ai ka thënë se në mesin e banorëve të Bistricës, Cerajës dhe Koshtovës së Vllahisë, ka iniciativë të forta që të bllokojmë magjistralen e Ibrit. Me këtë rast, do të bëhet një shkëputje e Mitrovicës dhe Zveçanit me Leposaviqin.

Bllokimi i rrugës dhe barrikadimi i të gjithë banorëve shqiptarë do të ndodhë, sipas të parit të këtyre fshatrave, nëse serbët nuk largojnë barrikadën nga Rudari dhe nuk lejojnë qarkullimin e lirë.

“Tani po afrohet fillimi i viti të ri shkollor dhe fëmijët duhet të udhëtojnë për në shkolla të mesme në Mitrovicë. Nëse nuk hiqet barrikada e serbëve, ata nuk do të mund ta ndjekin mësimin”, ka thënë Imeri për “Koha.net”.

“Kemi pasuar një takim me KFOR-in. E kemi biseduar edhe këtë çështje dhe besoj se do të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të mos ndodhë bllokimi i rrugës nga shqiptarët”, ka sqaruar Imeri. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *