Home / Lajme / Rajon / Shqiptarët punojnë vetëm 3 orë e 15 minuta në ditë dhe flenë 9 orë e 30 minuta

Shqiptarët punojnë vetëm 3 orë e 15 minuta në ditë dhe flenë 9 orë e 30 minuta

5 gusht-Njerëzit në Shqipëri kalojnë mesatarisht 9 orë e 30 minuta duke fjetur dhe duke u kujdesur për veten, 3 orë e 15 minuta duke punuar, 3 orë duke bërë punë shtëpie dhe duke u kujdesur për të tjerët, dy orë e 30 minuta në aktivitete të kohës së lirë, 1 orë e 50 minuta duke parë TV dhe 2 orë e 15 minuta duke ngrënë.

Ky është rezultati i studimit më të fundit të realizuar nga INSTAT gjatë dy viteve të fundit 2010-2011 në Shqipëri mbi përdorimin e kohës.

Njerëzit në Shqipëri kalojnë mesatarisht 9 orë e 30 minuta duke fjetur dhe duke u kujdesur për veten, 3 orë e 15 minuta duke punuar, 3 orë duke bërë punë shtëpie dhe duke u kujdesur për të tjerët, dy orë e 30 minuta në aktivitete të kohës së lirë, 1 orë e 50 minuta duke parë TV dhe 2 orë e 15 minuta duke ngrënë.

Ndërsa në fundjavë, njerëzit në Shqipëri kalojnë mesatarisht 10 orë duke fjetur dhe duke u kujdesur për veten, 2 orë duke punuar, 3 orë e 20 minuta duke bërë punë të papaguar, 3 orë e 20 minuta në aktivitete të kohës së lirë, 2 orë duke parë TV dhe 2 orë e 15 minuta duke ngrënë. Studimet mbi përdorimin e kohës kanë sjellë rritje interesi për qytetarët sepse janë një burim i vyer informacioni mbi statistikat gjinore dhe mbushin një sërë boshllëqesh në informacionin statistikor që disponojmë në fushën sociale.

Të dhënat për përdorimin e kohës kanë si qëllim të hedhin dritë në faktin se si e organizojnë burrat dhe gratë jetën e tyre të përditshme, të zbulojnë boshllëqet ndërmjet burrave dhe grave në lidhje me dallimet ekzistuese në pozicionimin e tyre në tregun e punës dhe pjesëmarrjen e tyre në arsimim, aktivitete kulturore dhe sfera të tjera të jetës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *