Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët të qetë në Maqedoni

Shqiptarët të qetë në Maqedoni

6 gusht-Diplomatë evroperëndimor kanë vlerësuar qetësinë dhe konstruktivitetin e shqiptarëve në Maqedoni për realizimin e të drejtave të tyre,

Diplomatë evroperëndimor kanë vlerësuar qetësinë dhe konstruktivitetin e shqiptarëve në Maqedoni për realizimin e të drejtave të tyre, informon agjencia e lajmeve INA.

“Edhe pas 10 viteve kur nuk janë plotësuar në praktikë të gjitha të drejtat dhe avancimi i pozitës që buron nga Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët kanë një qasje tejet konstruktive dhe kanë shmangur rrugët tensionuese apo format e ndryshme të dhunës. Kjo është për tu vlerësuar edhe pse viteve të fundit ka pasur provokime dhe projekte, të bartura nga Qeveria, të cilët kanë shfaqur tensione dhe pakënaqësi tek shqiptarët”, theksoi një diplomat perëndimor për agjencinë e lajmeve INA në kushte anonimiteti.

Mesazhet e tilla të diplomatëve i janë përcjellur edhe partive politike shqiptare, pas debatit nëpër media se kriza në veriun e Kosovës me tendenca për ndryshime kufijsh mund të bartet edhe në Maqedoni.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti javën e kaluar tërhoqi vëmendjen se në rast se rrezikohet integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës, askush nuk mund të marrë përgjegjësi dhe të garantojë paqen në Republikën e Maqedonisë.

Partitë opozitare PDSH dhe RDK nuk kanë komentuar këto zhvillime që ndërlidhin tensionet në veriun e Kosovës me Maqedoninë.

Partitë maqedonase opozitare kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Lartë të Sigurisë në vend për të shqyrtuar zhvillimet e fundit të sigurisë dhe për të ndërmarrë masa shtesë në drejtim të ndjekjes së situatës në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *