Home / Lajme / Rajon / Shqiptari që tronditi Zvicrën

Shqiptari që tronditi Zvicrën

16 gusht-Shani.S, deri para do kohe njihej një punëtor i mirë në mesin e zviceranëve. Ai ishte një besimtarë i denjë mysliman, duke u falur rregullisht në xhaminë e këtij qyteti. Por, shqetësimet ndaj familjes së tij dhe kërkesat e tij për të imponuar një jetë më tradicionale, kanë qenë të kota.

Shani. S 59 vjeç, është identiteti i shqiptarit nga Kosova që vrau bashkëshorten e tij Sadete.Sh, dje në Pfaffikon të Zvicrës, shkruan gazeta zvicerane Blick.

Kjo gazetë ka publikuar një storje mbi familjen dhe tragjedinë që pësoi, duke u bazuar mbi rrëfimin e një familjari të saj, transmeton INA.

Çifti bashkëshortor që me vite të tëra po jetonte në Zvicër kishin pesë vajza dhe një djalë. Dhe pikërisht ishin vajzat e tij dhe sjellet e tyre që filluan ta shqetësonin kryefamiljarin Shani.S, i cili ishte një besimtarë i devotshëm mysliman.

Shqiprim Badalli, nipi i Sadetes së vrarë ka theksuar për Blick se vrasësi Shani.S akuzonte dhe ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, për shkak të sjelljes së vajzave të tij.

“Vetëm dy nga vajzat mbanin traditën myslimane, ndërsa Shaniu mendonte se vajzat e tjera ishin turpi i familjes së tij. Ai për vite me radhë po e torturonte gruan e tij dhe së fundi e kishte prerë në trup me gërshërë. Por, e sjellur në këtë situatë, Sadetja vendosi ta braktisë bashkëshortin dhe të kërkojë divorcin dhe këtë e bëri”, theksoi Shqipërimi.

Autoritetet policore dhe sociale në Zurich i kishin ndaluar Shaniut që t’i afrohej familjes së tij dhe se ai një kohë të gjatë kishte qëndruar në Kosovë. Por, kërcënimi i tij kishte vijuar se nëse do ta braktiste bashkëshortja, ai do ta vriste atë, shkruan gazeta Blick.

Disa ditë më parë, bashkëshortja Sadete.S me ndihmën e punëtores sociale Daniela.H, 48 vjeç , viktima e dytë e vrarë, kishte arritur ta realizojë divorcin, i cili nuk i ka zgjatur shumë orë.

Kështu që, me të mësuar lajmin, Shani.S kthehet në Zvicër dhe dje pasi që ka e përcjellë bashkëshorten e tij, i ka shkrepur armën në kokë, duke e lënë të vdekur në afërsi të një hekurudhe në Pfaffikon, transmeton agjencia INA.

Pas vrasjes së saj, ai ka shkuar në Qendrën sociale komunale ku ka shkrepur armën edhe ndaj punonjëses Daniela.H, e cila ishte vënë në shënjestër nga vrasësi, për shkak të vendimit të saj për të ndihmuar divorcin dhe largimin e tij nga familja.

Shani.S, deri para do kohe njihej një punëtor i mirë në mesin e zviceranëve. Ai ishte një besimtarë i denjë mysliman, duke u falur rregullisht në xhaminë e këtij qyteti. Por, shqetësimet ndaj familjes së tij dhe kërkesat e tij për të imponuar një jetë më tradicionale, kanë qenë të kota.

Ai së fundi i kishte kërkuar gruas së tij që vajzat të mos punonin, por të rrinin në shtëpi. kërkesat e tij nuk ishin realizuar dhe hasnin në rezistencë, ashtu që Shani.S, në disa raste ishte denoncuar nga familja dhe fqinjët për ushtrim të dhunës ndaj bashkëshortes dhe vajzave të tij

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *