Home / Lajme / Botë / Shtatëdhjetëvjeçari do të përpiqet ta notojë La Manchen

Shtatëdhjetëvjeçari do të përpiqet ta notojë La Manchen

31 gusht-Pensioni është gjë e mrekullueshme, por e di sa është me rëndësi të mbash formë të mirë fizike për të jetuar i shëndetshëm në pension. Për këtë arsye ia kam vënë vetes këtë sprovë”, ka thënë Allsopp.

Pensionisti 70 vjeçar Roger Allsopp, u nis sot në përpjekjen për të thyer rekordin botëror – kalimi në not i kanalit La Manche. Nëse arrin, do të jetë njeriu më i vjetër që ka arritur një gjë të tillë, njoftojnë mediat angleze.

Shtatëdhjetë vjeçari u nis nga plazhi i Shakespearit në Dover, në orën 8:00 – sipas kohës lokale – në drejtim të Cap Gris-Nez, në veri të bregut francez, 34 kilometra larg bregdetit anglez. Pensionist i cili më herët ishte operuar pas diagnostifikimit me kancer, u nis në thyerjen e rekordit me përcjelljen e anijeve, të cilat do t’i ndihmojnë të notojë në njërën prej rrugëve më të ngarkuara detare.

“Pensioni është gjë e mrekullueshme, por e di sa është me rëndësi të mbash formë të mirë fizike për të jetuar i shëndetshëm në pension. Për këtë arsye ia kam vënë vetes këtë sprovë”, ka thënë Allsopp.

Tash për tash rekordin e mban piloti në pension George Brunstad, daja i aktorit të Hollywoodit, Mat Damon. Brunstad notoi kanalin në gusht të vitit 2004, kur ishte 70 vjeç e katër ditë. Allsopp është katër muaj më i vjetër

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *