Home / Lajme / Maqedoni / Shtatori fillon me Rebalanc të buxhetit

Shtatori fillon me Rebalanc të buxhetit

6 gusht-Në Ministrinë e Financave nuk kanë mundur të përgjigjen në lidhje me këtë pyetje, por nëse merret parasysh se vetëm nga lehtësimet tatimore të prezantuara në pakon më të re të masave pritet që të hyrat në buxhet të ulen për mbi 7 milionë euro, atëherë është e sigurt se Qeveria, së shpejti do të duhet të shkurtojë pjesë të harxhimeve buxhetore që të mbajë deficitin buxhetor në kufirin e paraparë prej 2.5 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor, ose rreth 188 milionë euro

A do të arrijë Qeveria të realizojë masat më të reja ekonomike në kuadër të buxhetit të tashëm ose që në shtator do të jetë i domosdoshëm rebalanci i të hyrave dhe të dalave në kasën shtetërore, është çështje e cila imponohet që kur në takimin e parë qeveritar, kanë qenë të promovuara vendimet për ulje të çmimit të kartonit të gjelbër dhe për ulje të TVSH-së dhe tatimit të fitimit në veprimtari të caktuara. Në Ministrinë e Financave nuk kanë mundur të përgjigjen në lidhje me këtë pyetje, por nëse merret parasysh se vetëm nga lehtësimet tatimore të prezantuara në pakon më të re të masave pritet që të hyrat në buxhet të ulen për mbi 7 milionë euro, atëherë është e sigurt se Qeveria, së shpejti do të duhet të shkurtojë pjesë të harxhimeve buxhetore që të mbajë deficitin buxhetor në kufirin e paraparë prej 2.5 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor, ose rreth 188 milionë euro.

Kryesisht, me setin e ri të masave, Qeveria ka ulur Tatimin e Vlerës së Shtuar prej 18 në 5 për qind për shërbimet turistike dhe për qarkullimin dhe importimin e lëndës së parë të vajit për ushqim. Njëkohësisht, në të ardhmen – të obliguarit e tatimeve të hyrat e përgjithshme të të cilëve për vitin e kaluar, sipas të gjitha masave nuk arrin më shumë se 3 milionë denarë, tërësisht do të lirohen nga obligimi i pagimit të tatimit të fitimit. Vetëm nga ulja e TVSH-së këtë vit, të hyrat buxhetore do të zvogëlohen për rreth 4.8 milionë euro, ndërsa nga mënjanimi i tatimit të fitimit tek firmat e vogla, buxheti do të shkurtohet për rreth 2.4 milionë euro. Në mënyrë plotësuese, në Qeveri kanë paralajmëruar se së shpejti do të prezantohen edhe një sërë masash të tjera.

Sipas programit qeveritar, së shpejti do të ulen edhe doganat dhe të dhënat për derivatet dhe prodhimet e ndryshme dhe të implementohet faza e katërt nga gijotina rregullatore “përparësi më të vegjëlve”, me çka duhet të zvogëlohen harxhimet dhe të thjeshtësohen kushtet për punë të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. Është e sigurt se të gjitha masat, me të cilat ulen tatimet dhe pagesat doganore, do të kenë implikime ndaj buxhetit, me çka rritet mundësia që madje në shtator, mund të ketë rebalanc të buxhetit. Praktika e deritanishme ka dëshmuar se Qeveritë e Maqedonisë gjatë rebalancimit të buxhetit, më së lehti shkurtojnë nga harxhimet e parapara për investimet kapitale, që nuk janë në pajtim me kërkesat e shoqërisë së biznesit, e cila vazhdimisht bën me dije se duhet të shkurtohen harxhimet buxhetore joproduktive, si pagat dhe pensionet. Është interesante se nëse ka rebalanc të buxhetit për vitin 2011, Ministria e Financave gjegjësisht Qeveria, duhet shumë shpejt të përpilojë edhe buxhetin për vitin 2012. Nëse dihet se Qeveria premton se për një vit do t’i rrisë pagat në administratë dhe pensionet për 5 për qind, është e vërtetë se në vitin 2012 sërish do të kemi buxhet më vëllimor deri tani.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *