Home / Lajme / Maqedoni / Shtatzënat dhe personat mbi gjashtëdhjetë vjeç nesër dhe pasnesër të lirohen nga puna

Shtatzënat dhe personat mbi gjashtëdhjetë vjeç nesër dhe pasnesër të lirohen nga puna

24 gusht-Sipas parashikimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike në ditët e ardhshme priten temperatura të larta, erë jugore, lagështi e ulët relative në ajër pa kushte shiu që është e përshtatshme për përhapjen e zjarreve. Përveç masave për parandalim që i miratoi Qeveria nga seanca e djeshme edhe një herë apelojmë deri te bujqit të mos i ndezin hamulloret” theksoi Dimovski.

Në 10 ditët e fundit vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyje në të gjithë territorin e Republikës të Maqedonisë, përveç të punësuarve të cilët kryejnë prerjen.

Siç kumtoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave Lupço Dimovski në konferencën e sotme për shtyp, ndalesa do të zgjasë deri më 3 shtator prej orës 17 pasdite e deri në orën 7 të mëngjesit.

Qëllimi është parandalimi i zjarreve sepse mundësia nga paraqitja eventuale e tyre këto ditë është rritur për shkak të valës së nxehtit që e kaploi vendin.

“Sipas parashikimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike në ditët e ardhshme priten temperatura të larta, erë jugore, lagështi e ulët relative në ajër pa kushte shiu që është e përshtatshme për përhapjen e zjarreve. Përveç masave për parandalim që i miratoi Qeveria nga seanca e djeshme edhe një herë apelojmë deri te bujqit të mos i ndezin hamulloret” theksoi Dimovski.

Ministria e Punëve të Brendshme, policia kufitare dhe e pyjeve në 10 ditët e ardhshme do të kryejnë kontrolle 24-orëshe dhe legjitimimin e çdo personi për çdo person të takuar në pyje.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtimin vazhdimisht e ndjek situatën dhe është plotësisht e gatshme të reagojë në rast të çfarëdo zjarri. Të gjitha resurset njerëzore të Drejtorisë janë të gatshëm dhe reaksion në kohë. Kemi edhe ekipe kujdestare të cilët punojnë gjatë fundjavave, tha drejtori i Drejtorisë Shaban Saliu dhe informoi se për momentin në Maqedoni nuk ka zjarre nga karakteri i hapur.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me krizat Toni Jakimovski u bëri thirrje qytetarëve të paraqesin çfarëdo rreziku për paraqitje të zjarrit në numrin 195, me qëllim të intervenimit në kohë.

Nga 1 korriku deri 22 gusht këtë vit janë regjistruar 219 zjarre të mëdha që në krahasim me vjet, siç theksoi ministri Dimovski, është shifër e modeste. Janë djegur 7.000 hektar prej të cilave 2.400 në Manastir. Nga gjithsej 6.600 hektarët e djegura janë pyje të ulëta dhe kullosë e gjatë, ndërsa 4000 hektar janë pyje të larta pisha dhe bredha. Dëmet vlerësohen dhe do të kumtohen publikisht.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *