Home / Lajme / Rajon / Sokoli: Do të bëhem polic si babai im

Sokoli: Do të bëhem polic si babai im

9 gusht-Në emër të gazetarëve të Kosovës, Arsim Lani iu bëri thirrje të gjitha bizneseve, individëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë që të kontribuojnë për familjen Zymeri përmes xhirollogarisë 11 64 00 68 54 30 01 37 në ProCredit Bank, si dhe në xhirollogarinë tjetër në Teb Bank 20 16 00 00 4 11 02 76 4.

Gazetarët e Kosovës lansuan të martën fushatën 10 ditore në mbështetje të familjes së heroit, Enver Zymeri.

Në emër të gazetarëve të Kosovës, Arsim Lani iu bëri thirrje të gjitha bizneseve, individëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë që të kontribuojnë për familjen Zymeri përmes xhirollogarisë 11 64 00 68 54 30 01 37 në ProCredit Bank, si dhe në xhirollogarinë tjetër në Teb Bank 20 16 00 00 4 11 02 76 4.

Prezent në këtë konferencë ishte edhe djali i policit të ndjerë, Sokol Zymeri.

Ai para gazetarëve tha se dëshira e tij është që kur të rritet të bëhet polic, ashtu si babai i tij.

Llogaria është e hapur në emër djalit të heroit. Për të gjitha transaksionet në emër të Sokol Zymerit, bankat do ta njoftojnë familjen Zymberi.

Shuma e mbledhur në këto dy xhirollogari do të bëhet publike në mediat kosovare.

Polici i Njësisë Speciale të Kosovës, Enver Zymeri nga fshati Dubovc i Vushtrrisë ka vdekur më 26 korrik, në aksionin për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri.

Ai ishte qëlluar në kokë me snajper gjatë rrugës për në pikën kufitare 31 në Bërnjak, nga grupe kriminale serbe

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *