Home / Lajme / Maqedoni / Spasov: Nuk do të shpejtohet me miratimin e ligjit për të rinj

Spasov: Nuk do të shpejtohet me miratimin e ligjit për të rinj

23 gusht-“Qëllimi i ligjit të parë për të rinj në Maqedoninë e pavarur në asnjë rast nuk është kufizim i të rinjve, por përkundrazi krijim i drejtimit të qartë për avancimin e të gjithë të rinjve. Ligji do t’u jep mundësi të rinjve drejtpërdrejt të inkuadrohen në proceset për miratim të vendimeve, propozim dhe ndërmarrje të masave për zgjidhje të problemeve të cilat i prekin në nivel lokal dhe kombëtar”, tha Spasov.

Nuk do të shpejtohet me miratimin e ligjit për të rinj, i cili është në procedurë kuvendore edhe krahas asaj që në përpunimin e Propozim-ligjit ishin të përfshira 28 organizata joqeveritare rinore, ndërsa më shumë se 55 e mbështetën propozim tekstin.

Këtë e theksoi drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport Dime Spasov në konferencën e sotme për shtyp, duke theksuar se do të organizohet debat publik dhe forume për Propozim-ligjin në të cilat do të ftohen të gjitha organizatat joqeveritare rinore që të japin propozime, për shkak se ende ka mundësi për avancim të përmbajtjes së ligjit.

“Qëllimi i ligjit të parë për të rinj në Maqedoninë e pavarur në asnjë rast nuk është kufizim i të rinjve, por përkundrazi krijim i drejtimit të qartë për avancimin e të gjithë të rinjve. Ligji do t’u jep mundësi të rinjve drejtpërdrejt të inkuadrohen në proceset për miratim të vendimeve, propozim dhe ndërmarrje të masave për zgjidhje të problemeve të cilat i prekin në nivel lokal dhe kombëtar”, tha Spasov.

Ai theksoi se Propozimi është harmonizuar me dokumentet, parimet dhe drejtimet e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian dhe është shumë i ngjashëm në dispozitat e tij me ligjin kroat dhe slloven

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *